RMV, hynë në fuqi ndryshimet e Ligjit për ndërtim, të cilat thjeshtojnë procedurën për instalimin e fotovoltaikëve në amvisëri dhe kompani

Qytetarët dhe komuniteti i biznesit do të mund të ngrenë termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejt dhe në kushtet më të favorshme, njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet në Ligjin për ndërtim, siç njoftuan nga ekzekutivi, hynë në fuqi si pjesë e një sërë masash mbështetëse në kuadrin e krizës më të madhe energjetike në botë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë mënyrë, thjeshtësohet procedura e instalimit të termocentraleve fotovoltaike në objekte, deri në 6 kilovat për amvisëritë dhe deri në 40 kilovat për kompanitë.

Kyçe është që procedura të jetë pa procedura administrative dhe nuk është e nevojshme të lëshohet miratim/vendim për ndërtim nga vetëqeverisja lokale.

Investitorët tashmë janë të detyruar vetëm të njoftojnë Komunën dhe të dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Për personat juridikë do të kërkohet certifikatë nga Regjistri qendror, kurse për personat fizik kopje e letërnjoftimit, më pas akt pronësie për objektin mbi të cilin instalohet projekti bazë. Kontrollin nëse fotovoltaikët janë vendosur siç është paraparë me projektin do ta kryejnë inspektorët komunalë.

Më konkretisht, qytetarët duhet të paraqesin njoftim për instalimin e një termocentrali fotovoltaik, të cilit do t’i bashkëngjisin:

  • kopje të letërnjoftimit
  • fletë-pronësi për objektin në të cilin është planifikuar të vendoset termocentrali fotovoltaik, me të drejtë pronësie të investitorit.
  • nëse objekti nuk është në pronësi të investitorit, dorëzohet një kontratë ose pëlqim nga pronari i objektit.
  • projekti bazë për termocentralin fotovoltaik deri në 6 kilovat për amvisëri, gjegjësisht deri në 40 kilovat për kompanitë.

Ndryshimet parashikojnë procedurë të veçantë për instalimin e termocentraleve fotovoltaike në ndërtesa, pa dhënien e vendimit për veprim, nga ana konsumatorë-prodhues që energjinë e prodhuar elektrikee shfrytëzojnë për konsumin e tyre, ndërsa energjinë e tepërt e dorëzojnë në rrjetin elektrodistribuues.

“Krahas sigurimit prioritar të energjisë elektrike dhe ushqimit, investohet në projekte për rritjen e pavarësisë energjetike, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Që nga fillimi i krizës, për të ngadalësuar përhapjen e presioneve inflacioniste, u morën masa në vlerën 400 milionë euro, të cilat më pas u plotësuan me masat e parashikuara në ribalancimin e buxhetit dhe në grupin e tretë të masave është paketa e fundit prej 360 milionë eurosh në mbështetje për qytetarët dhe për ekonominë”, thonë nga Qeveria.

Ndryshe, këto masa vijnë si pasojë e krizës energjetike që ka kapluar vendin dhe mbarë Evropën, pas fillimit të luftës që po bën Rusia në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button