Zëvendëskryeministri Mariçiq, pjesëmarrës në Samitin e 18-të Evropian në Salzburg

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, sot po merr pjesë në Samitin e 18-të Evropian në Salzburg, me ftesë të themeluesit dhe presidentit të Institutit të Rajoneve në Evropë (IRE), Franz Schausberger, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Mariçiq së bashku me Nikola Beer, zëvendës president i Parlamentit Evropian, Peter Launski-Tiefenthal, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Liliana Pavlova, zëvendës presidente e Bankës Evropiane të Investimeve dhe Marko Stutsin, Sekretar i Shtetit për çështje evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare të Sllovenisë, do të jetë folës në panelin me titull: “A do t’i mbijetojë Evropa krizave?”.

Në margjinat e Samitit Evropian, Mariçiq do të zhvillojë takime me Komisionerin Evropian për buxhet dhe administratë, Johannes Hahn, me Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Launski-Tiefenthal dhe Aleksandar Simurdiq, drejtor i Fondit për çështjet evropiane të krahinës autonome të Vojvodinës.

Pjesa zyrtare e Samitit do të hapet nga nikoqiri i Samitit, Franz Schausberger, kryetari i Institutit të rajoneve në Evropë, dhe paneli në të cilin merr pjesë Mariçiq do të fillojë me fjalimet përshëndetëse nga Karl Nehammer, kancelari i Austrisë, Johannes Hahn dhe ministrja federale e BE-së dhe Kushtetutës së Austrisë, Karoline Echtadler.

Samiti Evropian, i cili mbahet për herë të 18-të këtë vit, nga data 23 deri më 25 tetor 2022, është nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe kancelarit të Republikës së Austrisë Karl Neuhammer. Në të njëjtin Samit pritet që të jenë rreth pesëqind të ftuar, shumë emra të rëndësishëm nga bota e politikës dhe mbi pesëdhjetë ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të marrin pjesë në panelet e ndryshme dialoguese në dy ditët e ardhshme.

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit në këtë Samit, i cili këtë vit po mbahet me temën Evropa dhe Paqja: “Vizioni për Evropën: Pritjet dhe Realiteti”, është një mundësi për të konfirmuar përkushtimin e qartë të Qeverisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendosmëria e saj për të përmbushur zotimet nga agjenda evropiane. Samiti hap mundësi për të shqyrtuar mundësitë për përballimin e përbashkët të sfidave me të cilat përballet e gjithë Evropa dhe për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button