Presidenti Pendarovski në Varshavë u shpërblye me Urdhrin Shqiponja e bardhë, presidenti Duda me Urdhrin “8 Shtatori”

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Varshavë, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Polonisë, iu dha dekorata më e lartë polake, Urdhri i Shqiponjës së bardhë, si simbol i marrëdhënieve të ngushta diplomatike dhe politike ndërmjet dy vendeve dhe presidentëve dhe konfirmim i miqësisë dhe partneritetit maqedono-polak, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Stevo Pendarovski e dekoroi presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda me Urdhrin “8 Shtatori” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kultivimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për përfaqësimin dhe forcimin e tij të përkushtuar të synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO-s, si dhe për thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve në nivel socio-kulturor, i cili kontribuon në proceset demokratike të vendit tonë.

Presidenti Pendarovski ndodhet në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Polonisë. Në mëngjes në Varshavë ai u prit me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, pas së cilës u zhvillua takimi kokë më kokë i dy presidentëve dhe takimi plenar i delegacionit maqedonas dhe polak.

Presidenti Pendarovski pasdite do të ketë takim me kryeministrin e Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, ndërsa së bashku me presidentin Duda do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në takim me përfaqësues të odave dhe bizneseve polake dhe përfaqësues të Maqedonisë nga sektori i biznesit.

LEXO: Pendarovski e mori raportin e KE-së për RMV-në: Është udhërrëfyes për institucionet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button