ANALIZË:  Detaje – kush mbeti me më pak e kush fitoi më shumë me rishpërndarjen e buxhetit për shkak të krizës!

Më pak para për shërbimet kontraktuale, për rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme, për universitetet, për mjedisin jetësor, më shumë para për faturat e shërbimeve komunale, për blerjen e pajisjeve dhe makinerive, për masat për ndihmë. Disa ministri do të mbeten pa një pjesë të mjeteve buxhetore të destinuara për investime kapitale, në disa të tjera shkurtohet për një qëllim, shtohet për një tjetër. Por, kryesisht – shkurtimet janë në zërat për shpenzimet kapitale. “Portalb”-i publikon detaje se cilat institucione kanë mbetur pa fonde dhe mbi çfarë baze, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Një nga ministritë ku ka numër më të madh të “shkurtimeve” për arsye të ndryshme. Shërbimet kontraktuale në Agjencinë për Cilësinë e Arsimit të Lartë janë zvogëluar për 65.000 euro, dhe me të njëjtën arsye edhe Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Hulumtuese-Shkencore mbetet pa 49.000 euro. Rezervat për shpenzime kapitale mbeten në 123 mijë euro. Një shkurtim më domethënës i Programi për Arsimin e Mesëm – 551.000 euro më pak për materialet dhe inventarin e imët, 1.5 milionë euro për shërbimet kontraktuale, e gati 500.000 euro më pak ka edhe për Qendrat rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional.  Institucionet e larta shkencore mbeten pa një pjesë të madhe të rezervave kapitale për investime, edhe atë në Universitetin “Goce Dellçev” të Shtipit, Universitetin “Nënë Tereza” dhe për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Fakultetit të Kulturës Fizike.

Por, më pak para do të ketë edhe për standardin e nxënësve dhe studentëve, nga zërat e buxhetit reduktohen 552 mijë euro, kurse për rikonstruksionin e shkollave fillore dhe punimet e tjera ndërtimore reduktohen pothuajse 721 mijë euro, 281 mijë euro më pak për rikonstruksionin e shkollave të mesme. dhe punimet e ndërtimit që lidhen me to, më pak para ka edhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e konvikteve studentore, ku ka ulje mbi të gjitha bazat për 426 mijë euro.

Ministria e Transportit

Më shumë para për subvencione për ndërmarrjet publike, më pak për shpenzime kapitale për disa baza, mjetet për subvencionet kapitale dhe për organizatat joqeveritare janë ulur për gati 4,9 milionë euro, për urbanizëm dhe ndërtimtari ulja është për 162.000 euro, ndërsa shpenzimet kapitale për ujësjellës dhe për ujëra të zeza janë ulur për 325 mijë euro.  Nga ana tjetër, ky dikaster do të ketë një buxhet më të madh prej 762 mijë euro për subvencione për ndërmarrjet publike dhe madje 1.1 milionë euro për zërin “transferime të ndryshme”.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Në këtë dikaster ka shkurtime në disa programe, kurse shumat më të mëdha reduktohen për reforma në administratën publike për 32.000 euro, ndërsa për zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit mjetet janë ulur për 16.000 euro. Në këtë ministri nuk ka rishpërndarje të brendshme të fondeve.

Ministria e Kulturës

Reduktime ka edhe në buxhetin e Ministrisë së Kulturës edhe atë për disa arsye – rezervat për shpenzimet kapitale në programin e Administratës janë reduktuar për gati 72.000 euro, e reduktim ka edhe te mjetet për Universitetin e Shën Klimentit në Pllaoshnik dhe Teatrit Antik – Skupi. Por, një shumë më e madhe prej 876.000 euro zbritet nga zëri kapital për mirëmbajtjen e objekteve dhe pajisjeve në fushën e kulturës, si dhe 377.000 euro të tjera nga nënprogrami për Mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ministria e Shëndetësisë

Në këtë ministri shpenzimet kapitale për rikonstruksionin dhe për zgjerimin e objekteve shëndetësore janë ulur për 323.000 euro, mjetet për Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës janë zvogëluar për 18.000 euro, ndërsa zëri i imunizimit ka një ulje prej gati 500.000 euro.

Ministria e Mjedisit Jetësor

Në këtë dikaster ka ulje të shpenzimeve kapitale mbi disa baza, por edhe shtim të mjeteve mbi disa baza të tjera. Madje 1,5 milionë euro janë shkurtuar për menaxhimin dhe mbrojtjen e ujërave, 662.000 për menaxhimin e mbeturinave dhe 40.500 euro për përmirësimin e mjedisit jetësor. Në anën tjetër, do të ketë më shumë para për objektet ndërtimore, për blerjen e pajisjeve dhe makinerive, trajtimin e ujërave të zeza, dotacionet kapitale për komunat, kurse mjetet për shërbimet komunale, ngrohje dhe transport do të rriten për 324 mijë euro.  Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor ka mbetur pa 10.700 euro.

Ministria e Drejtësisë

Transferimet për organizatat joqeveritare përmes kësaj ministrie rriten për 300 mijë euro, ndërsa në anën tjetër në këtë dikaster për 34.000 euro zvogëlohen mjetet nga njëri prej zërave për shpenzime kapitale.

Ministria e Punëve të Brendshme

Në këtë dikaster ka rishpërndarje të buxhetit, edhe atë zërat për shpenzime kapitale shkurtohen 510 mijë euro për reformën në polici, kurse shuma për blerjen e automjeteve ulet për 275 mijë euro. Ulje të fondeve për automjete ka edhe në zërat e tjerë në MPB, shpenzimet kapitale për sigurinë publike janë ulur për 1,3 milionë euro, ndërsa te po i njëjti zë ka rritje për shpenzimet dhe mëditjet për udhëtime, faturat e shërbimeve komunale, për blerjen e materialeve dhe makinerive.

Pushteti gjyqësor

Në pushtetin gjyqësor – rishpërndarje nga një zë në tjetrin në pothuajse të njëjtën shumë prej 831.000 eurosh.  Në Prokurorinë Publike ka reduktim mbi disa baza me një shumë totale prej 62 mijë euro, ndërsa Gjykata Kushtetuese do të ketë 34 mijë euro të reja për blerje pajisjesh dhe makinerish.

Përveç ministrive, me më pak para për shpenzime kapitale kanë mbetur edhe institucione të tjera. Zvogëlim prej 12 mijë eurosh ka në shpenzimet kapitale të Presidentit të shtetit, pastaj te Byroja për Zhvillim Rajonal, Enti Statistikor, Këshilli i Inspektimit.

qeveri janë rritur mjetet për 60.8 milionë euro në total – masat e qeverisë për përballimin e krizës energjetike dhe të inflacionit ishin arsyeja kryesore për këtë rishpërndarje buxhetore. Shumat më të larta transferohen në Ministrinë e Financave – funksionet e shtetit, 9 milionë euro për investime dhe mjete jofinanciare dhe 4,7 milionë euro të tjera në bazë të subvencioneve nga TVSH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button