BE-ja kërkon që Maqedonia e Veriut t’i përmbushë obligimet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike

Maqedonia e Veriut t’i përmbushë obligimet e ndërmarra me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike në vitin 2016 dhe ta miratojë Ligjin për aksion klimatik. Kjo është një nga tre detyrimet kyçe të cilat i mori vendi për vitin e ardhshëm nga Komisioni Evropian (KE) në Raportin për progresin reformues drejt integrimeve evropiane për vitin 2022, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

“Strategjia afatgjate për aksion klimatik dhe plani i saj aksional u miratuan në shtator të vitit 2021. U hartuan disa dokumente si vegël ndihmëse për impelemtim të përmirësimeve të kontributit të caktuar kombëtar. Puna për azhurnim të inventarit të gazrave serrë vazhdoi, si dhe aktivitetet e platformës për monitorim, raportim dhe verifikim”, thuhet në Raportin e KE-së.

Në Raportin për progresin e vendit drejt BE-së shtohet se më 31 maj sivjet është miratuar Plani kombëtar për energji dhe klimë, por kritikohet se Ligji për aksion klimatik duhet të miratohet.

“Kapaciteti mbetet i dobët nga aspekti i mjeteve njerëzore dhe financiare, edhe krahas përpjekjeve të ndërmarra”, thuhet në Raportin për progresin reformuar të vendit lidhur me implementimin e masave për aksion klimatik.

Nga Qendra për ndryshime klimatike për Meta.mk thonë se vërejtjet dhe rekomandimet nga Kapitulli 27 edhe nga Raporti i sivjetmë dhe nga ai i vitit të kaluar ato në bazë janë të njëjta dhe të fokusuara në cilësinë e ajrit, menaxhimit me mbeturina dhe gjithsesi aksioni klimatik.

“Të gjithë komponentat strategjike kombëtare duhet të harmonizohen me prioritetet lidhur me aksionin klimatik. Posaçërisht është i rëndësishëm koordinimi midis institucioneve kompetente, duke pasur parasysh se kjo problematikë ka karakter ndërdisiplinor dhe është e lidhur me kompetencat e disa ministrive, agjencive dhe institucioneve tjera”, thotë kryetarja e Qendrës për ndryshime klimatike, Bojana Stanojevska Pecurovska.

Nga Qendra për ndryshime klimatike shtojnë se është e domosodshme miratimi urgjent i Ligjit për aksion klimatik, por edhe hartim të akteve nënligjore që dalin nga ai, ndërsa madje, duhet të zbatohet proces i gjerë konsultues me pjesëmarrje të të gjithë palëve të interesuara dhe opinionit më të gjerë.

“Duke pasur parasysh se sektori energjetik ka ndikim të madh ndaj ndryshimeve klimatike, nevojitet integrim më i madh i politikave për klimë nga politikat për energjetikë të vendit. Gjithashtu, miratuesit e vendimeve duhet të jenë dinjitoze në implementimin e projekteve të projektuara me dokumentet strategjike kombëtare, në vend të implementimit të ad-hok zgjidhjeve pa analiza të hollësishme”, thotë Stanojevska Pecurovska, duke shtuat se është e domosdoshme që vendi ta përshpejtojë tranzicionin e glebër dhe braktisje graduale të qymyrit.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor verën e kaluar për Meta.mk informuan se nuk ekzistojnë mundësi që Ligji për aksion klimatik të miratohet sivjet. Edhe krahas asaj që fillimisht u premtua vitin e kaluar, ndërsa pastaj për kuartalin e parë të këtij viti, premtimi më i ri është se agjenda ligjdhënëse për punë të Qeverisë parashikon drafti i Ligjit të gjendet në seancë deri në dhjetor të vitit 2022, me ç’rast propozimi do të shkonte në procedurë kuvendore në miratim tek deputetët.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor shpjeguan se Ligji për aksion klimatik është në fazë revizioni dhe komenteve nga Sekretariati i Komunitetit Energjetik, për shkak të riharmonizimit të tij me Udhërrëfyesin për dekarbonizim të Komunitetit Energjetik.

Përndryshe, edhe Enti Shtetëror për Revizion këtë verë dërgoi kritika se zhvillimi i kornizës juridike dhe strategjik për aksion të koordinuar klimatik në vend po zhvillohet me vonesë prej tre viteve.

Mosmiratimi i Ligjit për aksion klimatik është faktor kufizues për realizim të qëllimeve të pëcaktuara me Strategjinë afatgjate për aksion klimatik, thonë revizorët në Raportin përfundimtar për revizionin e realizuar të suksesshmërisë “Masa dhe politika të ndërmarra nga ana e RMV/organet kompetente me qëllim të zbutjes së ndryshimeve klimatike”.

“Mungon mekanizëm për ndjekje të realizimit të aktiviteteve të definuara në dokumentet strategjike të miratuara nga institucionet lidhur me emetimin e gazrave serrë. Nuk janë miratuar akte të rëndësishme nënligjore të cilët u dedikohen realizimit të qëllimeve të efikasitetit energjetik, ndërsa Plani kombëtar dhe aksional për ndryshime klimatike nuk janë azhurnuar, për çfarë arsye nuk janë krijuar kushte për zbutje të ndryshimeve klimatike”, thuhet në Raportin revizor.

Përveç Marrëveshjes së Parisit prej gjashtë viteve, vitin e kaluar në nëntor në Gllazgllou në Konferencën për ndryshime klimatike (KOP 26) vendi e nënshkruajti edhe Paktin klimatik nga Gllazgllou, me të cilin pothuajse 200 vende u zotuan për përmbushje të qëllimit që të ruhet ruajtja e temperaturës mesatare globale në 1,5 shkallë dhe finalizim të detyrimeve të ndërmarra nga Marrëveshja e Parisit nga ana e vendeve-nënshkruese.

Nga Qendra për ndryshime klimatike thonë se politikat klimatike nuk njihen si prioritet nga ana e kreatorëve të politikave dhe miratuesit e vendimeve, ndërsa kapacitetet e vendosura administratrive në nivel kombëtar për zbatim të tyre janë vetëm imazh i një perceptimi të tillë.

“Në mënyrë plotësuese në vend nuk ka konsensus politik rreth përmbajtjes dhe drejtimit të politikave klimatike dhe mënyrës së implementimit. Sipas kësaj, Ligji për aksion klimatik do t’u përgjigjet këtyre afidave, gjegjësisht do të kontribuojë në zvogëlimin e nyjes që ekziston lidhur me implementimin e politikave klimatike”, shpjegon kryetarja e Qendrës, Stanojevska Pecurovska.

Lidhur me vërejtjen në Raportin e KE-së për mungesë të kuadrit nëpër institucione, nga Qendra për ndryshime klimatike propozojnë që vendi të delegojë kompetenca të caktuara të organizatave civile, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre kanë kapacitete më të mira, ndërsa me qëllim përfundimtar përgatitje të politikave më cilësore dhe realizim më efikas të tyre.

“Sa u përket mjeteve financiare, për fat të keq, buxheti për mjedis jetësor më së shpeshti dhe më të shumti “vuan”, gjegjësisht shkurtohet pothuajse gjatë çdo ribalanci të buxhetit viteve të fundit. Praktika e këtillë vëren se çështjet nga mjedisi jetësor në përgjithësi, ndërsa çështjet klimatike nuk janë përjashtim, nuk merren si prioritare. Kjo duhet të ndryshojë, por njëkohësisht të punohet edhe në gjetjen e burimeve tjera të financimit përmes donatorëve dhe ngjashem”, thonë nga Qendra për ndryshime klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button