Taravari: Nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ASH-ja nuk fiton, largohem nga politika

Ushtruesi i detyrës kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Aleanca për Shqiptarët do të fitojë dhe ajo do të jetë pjesë e ekzekutivit, kurdoqofshin ato. Taravari ka shtuar se nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk do të fitonin, atëherë ai do të largoheshte definitivisht nga skena politike, deklaroi u.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.

“Kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Aleanca për Shqiptarët do të fitojë dhe do të jetë pjesë e Qeverisë. Nëse jo, do të largohesha definitivisht nga politika, tha Taravari.

Taravari ka thënë se nuk kanë ndërmend të bëhen pjesë e Qeverisë dhe se zërat që qarkullojnë për një gjë të tillë janë dezinformata nga Bashkimi Demokratik për Integrim për të zhvendosur vëmendjen nga problemet brendapartiake që ata kanë. Ka shtuar se ai personalisht nuk ka asnjë kontakt as me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, me të cilin, siç ka thënë, nuk është takuar prej vitit 2017 dhe as me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

“Ne as nuk jemi duke negociuar dhe as nuk jemi takur me dikë. Mendoj se në BDI ka ngjarje shumë interesante dhe dalëngadalë po krijojnë kaos të brendshëm në mesin e tyre dhe përshtypja ime është se po e imponojnë idenë që Aleanca të hyjë në Qeveri, Nuk ka negociata dhe as nuk e kam takuar zotin Ali Ahmeti që nga viti 2017, nuk e kam takuar, po e them publikisht. Z. Kovaçevskin nuk e kam parë deri para disa ditësh kur më thirri një i ri nga Tetova në hapjen e një qendre rinore në Tetovë. Po të kishte negociata, do t’ju kisha thënë, por nuk ka një gjë të tillë”, tha Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button