U shënua Dita e luftës revolucionare maqedonase

Në Republikën e Maqedonisë sot shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë. Delegacione të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të Kuvendit, të Presidentit të shtetit, të ARM-së, të Lidhjes së luftëtarëve, të partive politike dhe të korit diplomatik, vendosën lule në përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase – 23 Tetorit, njofton Portalb.

Me rastin e festës së 23 Tetorit urime deri te qytetarët kanë dërguar presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe përfaqësues të partive politike në vend.

Formimi i VMRO-së nënkupton fillimin e lëvizjes të organizuar maqedonase revolucionare që përmes Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezulton me krijimin e shtetit modern të pavarur të Maqedonisë.

Më 23 tetor 1893 në shtëpinë e Ivan haxhi Nikollov në Selanik, Hristo tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botanxhiev ishte formuar Komiteti maqedonas revolucionar nga i cili më vonë doli Organizata e brendshme revolucionare maqedonase (OBRM).

Me atë filloi  lëvizja e organizuar revolucionare maqedonase e cila përmes Ilindenit të vitit 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezultoi me krijimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë.

Dita e luftës revolucionare maqedonase – 23 Tetori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button