Kontest midis NTP-së dhe MASH-it: Jotaktizim dhe përplasje politike në dëm të studentëve dhe nxënësve

Kush është fajtor për (jo) subvencionimin e transportit falas për studentët dhe nxënësit në Shkup? Kjo pyetje parashtrohet midis keqkuptimeve midis Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP – Shkup) dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilët befasishëm u soll në pikëpyetje edhe transporti falas publik në kryeqytet për studentët e universiteteve shtetërore që deri tani pa pengesë funksionoi nga vendosja në vitin 2016, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Në qoftë se bëhet analizë e deklaratave, kumtesave dhe premtimeve nga viti i kaluar, mund të konkludohet se përplasjet aktuale rreth transportit falas të nxënësve dhe studentëve, nuk janë asgjë tjetër përveçse përplasje partiake, rezultat i planifikimit joadekuat dhe mungesë të komunikimit dhe koordinimit midis institucioneve qendrore dhe lokale, që në fund i dëmton dhe i shqetëson të rinjtë.

Mjete të paparapara dhe borxhe kontestuese

Problemi me subvencionimin e transportit publik në Shkup për studentët në opinion nuk u përmend asnjëherë gjatë vitit të kaluar deri para tre ditësh, kur në protestën para Qeverisë, sekretari i NTP – Shkup, Zoran Gligorov, akuzoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i ka borxh ndërmarrjes dy milionë euro për transportin falas të studentëve dhe nxënësve. Ai pohoi se borxhi është bërë në bazë të vendimit qeveritar për kryerje të transportit të subvencionuar për studentë dhe nxënës, por theksoi se vendim i ri për transport të subvencionuar nuk është sjellë për vitin 2022. Megjithatë, edhe krahas mosekzitimit të një vendimi të këtillë, NTP – Shkup vetë ka vendosur të të vazhdojë falas t’i vozisë studentët dhe nxënësit.

“Nga MASH-i nuk ka sjellë vendim të ri me të cilin do të mbulohet subvencionimi i transportit të studentëve dhe nxënësve në periudhën 2022/202. Edhe krahas kësaj, NTP u del në ndihmë dhe e realizon këtë funksion”, tha Gligorov.

Në kundërshtimet me pohimet e sekretarit të NTP-së, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thotë se nuk ka kurrfarë borxhe ndaj kësaj ndërmarrjeje. SIç kumtuan nga MASH-i, ata detyrimet e tyre i kanë paguar rregullisht sipas “kompetencave të rregulluara ligjore ose marrëveshjeve të lidhura”, që nuk ka qenë rast i njëjtë nga NTP – Shkup këtë vit.

“Ligji për arsim të lartë Oneni 27 paragrafi 6) rregullon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të sjellë vendim për volitshmëri të posaçme për studentët, siç janë kartelat për lirime, transport falas urban dhe të tjera, me ç’rast mjetet sigurohen nga buxheti shtetëror. Por, këtë vit kalendarik, nuk është sjellë një vendim i këtillë, për arsye se në semestrin dimëror nga viti studentor 2021-2022, studentët nuk kanë ndjekur mësimin me prezencë fizike në njësitetet në përbërje të Universitetit ‘Shën Cirili dhe Metodi’ në SHkup”, qëndron në kumtesën e MASH-it.

Megjithatë, i paqartë është vendimi i Ministrisë, pas gjashtë viteve ndarje të mjeteve shtetërore të ‘ngre dorë’ dhe të mos parashikojë transport falas për shkak se, gjoja, studentët nuk kanë ndjekur mësimin me prezencë fizike në UCDM. Nga ky universitet që në gusht të të vitit të kaluar, para fillimit të vitit akademik 2021/2022 njoftuan se mësimi në semestrin dimëror fo të fillojë me qasje të kombinuar onlajn dhe mësim me prezencë fizike. Kështu, ligjëratat për një pjesë të studentëve zhvilloheshin nëpër fakultetet, ndërsa edhe më i madh ishte numri i studentëve provimet të cilëve mbaheshin nëpër klasa dhe amfiteatre. Krahas kësaj, edhe konviktet studentore ishin përplotë me studentë, që nuk do të ishte rast nëse nuk do të kishte mësim me prezencë fizike.

Gjatë semestrit veror, madje, numri i fakulteteve që mbanin mësim në hapësirat e tyre në mënyrë plotësuese u rrit. Prej atje, është e paarsyeshme arsyeja që të mos parashikohet transport falas për vitin kaelndarik 2022 për shkak të mungesës së ligjëratave fizike.

Me çfarë mjete janë transportuar studentët falas deri tani?

Edhe krahas asaj që Ministria e Arsimit nuk ka planifikuar ta subvencionojë transportin për studentët në kryeqytet, NTP – Shkup vendosë t’u bëjë thirrje studentëve që aplikojnë për transport falas publik. Më 23 shtator të vitit të kaluar, ndërmarrja publike i njofton të gjithë studentët e rregullt të fakulteteve shtetërore se kanë të drejtë të shfrytëzimit të biletës studentore vjetor për transport falas publik. Në të njëjtën kumtesë NTP e shpjegon procedurën për atë se si studentët më të rritur ta vazhdojnë vlefshmërinë e biletave edhe për vitin 2022, vitin për të cilin MASH-i nuk ka parashikuar subvencione.

Deri para pak kohësh, Ndërmarrja transportuese e Shkupit asnjëherë publikisht nuk paralajmëroi se dikush i ka borxh pr subvencionim të transportit falas të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.

Në tjetër kumtesë të NTP – Shkup, e publikuar më 23 mars të këtij viti, u.d. drejtori i atëhershëm Ivan Ilievski, duke paralajmëruar vendosjen e transportit falas publik për persona të rritur, përkujtoi se falas janë vozitur edhe studentët dhe nxënësit. Subvencionet për këtë dedikim, tha atëherë Ilievski, janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit.

“Vendosja e transportit falas për persona të rritur është në pajtueshmëri me vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për dotacione ose dhënie të subvencioneve Ndërmarrjes transportuese publike për këtë dedikim janë siguruar nga Buxheti i qytetit të SHkupit. Dua të përmendi se përveç që lirohen persona e moshuar në ditët e theksuara nga shpenzime për transport me autobus, transport falas tanimë kanë edhe nxënësit e shkollave të mesme në shkollat e mesme themelues i së cilave është Qyteti i SHkupit, studentët e rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore në SHkup, si dhe personat me aftësi të kufizuara”, deklaroi atëherë Ilievski.

Ilievski atëherë ka theksuar se gjendja e rëndë financiare e trashëguar e ndërmarrjes “nuk do të jetë arsye për probleme eventuale gjatë realizimit të prjekteve të premtuara të Qytetit të Shkupit të cilët u dedikohen transportit publik dhe shfrytëzuesve të saj”.

Por, tre muaj më votnë, Qyteti kupton se Ndërmarrja transportuese e Qytetit punon me vështirësi dhe megjithatë rritja e çmimit të derivateve “rezulton me pamundësi për pagesë të detyrimeve rrjedhëse financiare”. Atëherë, Qyteti i Shkupit deri te Këshilli i Qytetit propozon rritje të subvencioneve për ndërmarrjen, midis tjerash, që të mund ta mbulojë edhe transportin falas për studentët.

“Në pajtueshmëri me kërkesën e dorëzuar për rritje të mjeteve për subvencione të NTP ‘Shkup’ – Shkup për vitin 2022, Këshilli i Qyetit të Shkupit, me Ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2022, i rriti zërat për vështirësi në punën dhe sigurimin e kartelave për persona të moshuar dhe studentë-transport falas të personave të moshuar (mbi 62 vjeç për gra dhe mbi 64 vjeç për burra) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën dhe transport falas për studentët e rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore, të cilët paraprakisht ishin të konfirmuar në Vendimin për dhënie të subvencioneve të NTP ‘Shkup’ – SHkup për vitin 2022”, qëndron në propozim-vendimin e dorëzuar deri te Këshillit i Qytetit të Shkupit më 30 qershor i cili më vonë, më 11 korrik, është miratuar.

Edhe pse në fillim të vitit 2022 Ndërmarrjes publike u janë paguar subvencione në vlerë prej 5,6 milionë euro, në pajtueshmëri me vendimin e 11 korrikut, pjesa për realizim të masës transport falas me autobus për pensionistë dhe studentë nprej 40 milionë denarë është rritur në 100 milionë denarë, ndërsa pjesa për vështirësi në punën e ndërmarrjes nga fillestaret 250 milionë denarë janë rritur në 370 milionë denarë.

Kjo do të thotë se Qyteti i Shkupit megjithatë ka ndarë të holla të veta buxhetore për transport falas për studentët, ndërsa disa muaj  më vonë vendos që të njëjtat mjete t’i kërkojë nga shteti, duke i prezantuar si borxh i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Transporti publik në kryeqytet funksionon normalisht, pasi që dy ditë autobusët e NTP Shkup në disa periudha nuk kryente transport për shkak të grevës së të punësuarve për mospagesë të pagave për shtator. Ndërmarrja publike dhe Qyteti i Shkupit, madje, protestuan para Qeverisë, për shkak se, siç thonin, borxhit të papaguar ndaj ndërmarrjes.

Këshilli i Qytetit të Shkupit pardje ridestinoi rreth dy milionë denarë për subvencionim të NTP-së, ndërsa Qyteti po aq mjete kërkon nga pushteti qendror.

Qyteti i Shkupit me vit më parë e subvencionin punën e NTP-Shkup. Një nga premtimet kryesore të kryetares aktuale të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska para zgjedhjeve lokale vitin e kaluar ishte vendosja e transportit falas publik për të gjithl, që deri tanuk nuk është përmbushur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button