Ministri Osmani për vizitë të parë punë në Jordani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë të parë bilaterale në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, në nivel të ministrave të punëve të jashtme, njofton Portalb.
Gjatë vizitës, paralajmërojnë nga MPJ, Osmani do të realizojë takim me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Jordanisë, Ajman Safadi, në kornza të së cilit do të nënshkruhet Protokoll për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive të punëve të jashtme.
Ministri Osmani duhet të takohet edhe me Ministrin e Bujqësisë së Jordanisë, Kalid Al-Hanifat, me të cilin do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, që paraqet marrëveshjen e parë ndërkombëtare midis Qeverive të së dy vendeve.
“​Qëllimi i vizitës është avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Jordanisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin në ekonomi, bujqësi, relacione afariste dhe lidhjet kulturore midis dy vendeve”, njoftuan nga MPJ-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button