Mickoski është për “marrëveshje të re për Maqedoninë”: Nëse flitet për normën 20%, të diskutohet edhe për “badenterin” dhe “balancerin”

Nëse flitet për normën 20 përqind, duhet të flitet edhe për normat “Badenter” dhe “Balancer”, tha lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth kërkesave të partive shqiptare që me ndryshimet kushtetuese, gjuha shqipe të bëhet e barabartë me atë maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Nëse mendoni për atë normën 20%, shumë herë në të kaluarën kam thënë, jam i gatshëm të ulem të flas me gjithkënd, por kjo është ajo marrëveshja e re për Maqedoninë, për të cilën duhet të flasim edhe për normën “Badenter”, për normën “Balancer” dhe të kemi një sistem fer në Maqedoni ku njerëzit nuk do të përparojnë për shkak se janë pjesë e ndonjë numri apo ndonjë kuote apo përqindje, por sepse vlejnë, sepse janë konkurrues, kanë njohuri etj”, tha Mickoski.

Ai vlerëson se, duhet të bisedojë për të gjitha kërkesat që janë në tavolinë dhe për, siç tha, një marrëveshje të re për Maqedoninë.

“Unë shpresoj se politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk do t’i nënvlerësojnë më qytetarët shqiptarë në Maqedoni dhe nuk do t’i trajtojnë si përqindje, por të barabartë si edhe të gjithë qytetarët tjerë, kështu që do të ulemi do të dakordohemi që përfundimisht normat “Badenter” dhe “Balancer” të fshihen dhe së bashku me atë të gjitha çështjet e tjera kërkesat për të cilat janë në tavolinë, të bisedojmë për atë marrëveshje të re për Maqedoninë”, porositi Mickoski.

Ai tha se, kushtëzimi i partive shqiptare që të japin mbështetje për futje eventuale të një pjese të popujve në Kushtetutë, është joprincipiel dhe joevropian.

Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë konferencës së djeshme për media, tha se do të kushtëzojnë mbështetjen e ndryshimeve kushteutese, me ndryshimin e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë, që momentalisht është “gjuha që flasin më së paku 20% e qytetarëve”. ASH paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme, do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button