Medalje e argjendtë për informaticientet nga RMV në Olimpiadën Evropiane të informatikës për vajza

Nxënëset – informaticiente nga Maqedonia e Veriut përmbyllën një vit të sukesseshëm për vendin në olimpiadat ndërkombëtare të informatikës, duke marrë një medalje të argjendtë në olimpiadën e dytë evropiane të informatikës për vajza (EOID 2022), e cila nga u mbajt në Antali të Turqisë në periudhën nga 16-23 tetor, transmeton Portalb.mk.

Medaljen e argjentë për Maqedoninë e fitoi Sofija Velkovska nga Shkupi, ndërsa përfaqësim solid kishin edhe tre anëtaret e tjerë të grupit: Sara Stefanovska nga Kriva Pallanka, Jovana Trifunoska nga Tetova dhe Atina Ruvinova nga Ohri.

Ekipi udhëhiqej nga liderët Mili Jovanov dhe Emil Stankov nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike.

Nxënëset u përzgjodhen përmes ciklit të garave gjatë tërë vitit, i cili organizohet vazhdimisht nga Shoqata e informaticientëve të Maqedonisë, ndërsa këtë vit u mbajt për të 33-tën herë me radhë.

Së bashku me këtë medalje, nxënësit e Maqedonisë kanë fituar gjithsej 5 medalje të argjendta, 5 të bronzit dhe 3 lëvdata olimpike në olimpiadat ndërkombatëre të informatikës.

Ndryshe, Olimpiada Evropiane e Informatikës për Vajza (EOID) është garë relativisht e re, dedikuar vetëm për nxënëse, që si iniciativë ka dalë nga suksesi i Olimpiadës Evropiane të Matematikës për Vajza. Formati i garës është i ngjashën me garat veç më të etabluara ndërkombëtare.

Çdo vend anëtare i komunitetit EOID merr pjesë me ekipin e tij të përbërë prej më së paku 4 garuese, të zgjedhure përmes garave nacionale në programim. Në garën e sivjetme kanë marrë pjesë gjithsej, 95 pjesëmarrëse nga 27 vende evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button