Problemet seksuale janë më të zakonshme tek disa çrregullime gastrointestinale

Çrregullimet gastrointestinale si sëmundja inflamatore e zorrëve, sëmundja kronike e mëlçisë ose sindroma e zorrës së irrituar mund të ndikojnë në jetën seksuale, tregojnë rezultatet e një studimi të ri. Gjegjësisht, ato ndikojnë në ereksion tek meshkujt dhe mund të çojnë në humbje të libidos, ndërsa tek femrat mund të shkaktojnë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, shkruan Panacea.mk.

Megjithëse pacientët me çrregullime gastrointestinale shpesh përjetojnë mosfunksionim seksual, diskutimet për këtë çështje nuk janë rutinë në ordinancat e gastroenterologjisë. Anketa tregoi se vetëm 4% e pacientëve dhe 29% e mjekëve filluan bisedën për këtë temë.
Konsiderohet se pacientët dhe mjekët duhet të flasin më hapur për problemet e përmendura seksuale, në mënyrë që ato të eliminohen apo lehtësohen sa më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button