Portugalia e pranon, Ronaldo është i dëmtuar

Federata Portugeze e Futbolli nëpërmjet një buletini mjekësor ka pranuar faktin se Cristiano Ronaldo është i dëmtuar dhe rrezikon Kupën e Botës Brazil 2014.

Në këtë njoftim zyrtar thuhet se ylli i Realit të Madridit vuan nga një dëmtim i dyfishtë: në muskulin e brendshëm të kofshës së majtë si dhe në tendinën e gjurit të majtë. Për këtë arsye 29-vjecari vazhdon të përgatitet vecmas grupit duke zhvilluar ztërvitje individuale.

Problemet fizike të sulmuesit të Realit ishte tema kryesore e diskutimit edhe në konferencën e radhës për shtyp, ku foli futbollisti i Manchester United, Nani, i cili 4 vjet më parë e humbi botërorin për arsye dëmtimi.

“Cristiano është i qetë dhe unë kam besim se gjithcka do të shkojë mirë. Ne kemi shpresa të mëdha dhe do të presim deri në minutën e fundit që ai të jetë në gjendje për të luajtur. Gjithsesi në të gjithë mendojmë se ai do të jetë gati.”

Lajme të ngjashme

Back to top button