Osmani: Pakoja për mbështetje energjetike do të sjell Fon der Leyen-in në Shkup javën e ardhshme

Pakoja e mbështetjes energjetike për vendet e rajonit, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, që e përgatit Bashkimit Evropian, do të paralajmërohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen gjatë kohës së vizitës së saj në Shkup, javën e ardhshme, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në deklaratë pas përfundimit të mbledhjes së sotme të shefave të diplomatëve të mbajtur në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit, transmeton Portalb.mk.

“Pata mundësi të takohem edhe me komesarin Varhejli, i cili ka dhënë lajm jashtëzakonisht pozitiv, ndërsa ai është pakoja për mbështetje energjetike që do të paralajmërohet me ardhjen e presidentes së Komisionit Evropian javën e ardhshme në Shkup, ndërsa para së gjtihash në ndihmën në pjesën e tejkalimit të problemeve aktuale në lidhje me furnizimin me energji dhe çmimet e larta për industrinë, ndërsa kuptohet edhe për amvisëritë”, tha Osmani, në deklaratën ku bëri rezyme të aktiviteteve të tija gjatë qëndrimit të sotëm në Berlin.

Osmani tha se, vendimi i qeverisë gjermane që të riaktivizojë Procesin e Berlinit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për gjithë rajonin për shkak të rëndësisë që e ka ky proces dhe kjo iniciativë për bashkëpunimin rajonal.

Siç njoftuan nga  Ministria e Punëve të Jashtme, në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, nikoqir i së cilës ishte Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, ministrat miratuan Deklaratë për zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen e kualifikimeve/diplomave akademike, kualifikimeve profesionale dhe udhëtimeve me letërnjoftime në rajon. Ndër temat e diskutuara gjatë takimit ishin kriza energjetike dhe nevoja për solidaritet nga vendet anëtare të BE-së, mbrojtja e mjedisit dhe Agjenda e Gjelbër, roli i shoqërisë civile si dhe përfshirja e të rinjve.

Procesi i Berlinit

“Është koha për t’i bashkuar Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Ballkanin e Hapur. Të dyjat kanë të njëjtin qëllim dhe duhet të jenë komplementare, gjithëpërfshirëse dhe të respektojnë përpjekjet tona për tu harmonizuar me acquis. Ajo gjithashtu do të shërbejë për të vënë përpjekjet e BE-së, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe nën një ombrellë për të mbështetur rajonin e Ballkanit Perëndimor si fushë e qytetarëve të lirë dhe të barabartë”, tha Osmani.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, ministri Osmani realizoi takim me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi. Ministri e informoi komisionerin evropian për procesin e skriningut, si fazë e parë dhe veçanërisht e rëndësishme në procesin e negociatave me BE-në, si dhe për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për ta rrumbullakuar atë në kohë, në nëntor të vitit të ardhshëm, duke u fokusuar mbi detyrimet e brendshme që na presin deri në hapjen e kllasterit themelor.

Foto: MPJ

Në takimin e tij me homologun bullgar, Nikollai Milkov, u bisedua për plotësimin e obligimeve të përbashkëta nga Marrëveshja për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, si dhe bashkëpunimi i arritur në kuadër të procesit për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Vazhdimi i dialogut përmes takimeve, si dhe përmes realizimit të projekteve konkrete, janë rruga e vetme, e cila do të sjellë ndryshimin e kontekstit në të cilin veprojmë, si dhe investim në krijimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore mes dy vendeve dhe qytetarëve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Po ashtu, ai ka realizuar një takim edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz, të cilës i ka rikonfirmuar mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe për ambiciet evropiane dhe euroatlantike të Kosovës, si një hap drejt përfundimit të plotë të dosjeve evropiane të vendeve të rajonit.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel si vazhdim i Konferencave të mëparshme për Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i procesit është përshpejtimi i bashkëpunimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button