Shkupi ka transport urban, por ka edhe bllokadë para qeverisë

Para qeverisë në rrugën Ilindenska edhe mngjesin e sotëm ka të parkuar autobusë të NTP Shkup. Trafiku është i mbyllur para qeverisë në drejtimet nga ura Goce Delev dhe bulevardi VMRO. Nuk ka informacione për kohëzgjatjen e bllokadës, transmeton Portalb.mk.

15 autobusët, sipas kreut të Sindikatës së NTP-së, janë parkuar para qeverisë me urdhër të kryetares Danela Arsovska për t’i paralajmëruar ministrat se kanë borxh edhe pse qeveria mohoi t’i ketë borxh ndërmarrjes për transport publik të Shkupit.

Pjesa tjetër e autobusëve të NTP-së janë kthyer në rrugët në të gjithë kryeqytetin, pasi këshilli i qytetit të Shkupit ridestinoi fondet nga buxheti i pagave për punonjësit e NTP-së.

Përndryshe, qyteti i Shkupit dje mbeti pa transport publik, pasi shoferët e NTP-së bojkotuan punën për shkak të mos-pagesës së rrogave për muajin shtator. Institucionet vijojnë t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës për atë se kush është fajtor për këtë problematikë. Më në fund, në orët e pasditës për zgjidhjen e këtij problemi, rreth 2 milionë euro u ridestinuan nga projektet tjera nga buxheti i Qytetit të Shkupit për pagat në NTP “Shkup”. Në seancën e djeshme të jashtëzakonshme, Këshilli i Qytetit miratoi vendim që të ridestinohen 133 milionë denarë që të munden të paguhen të punësuarit. Pas kësaj, autobusët e transportit publik filluan që të qarkullojnë nëpër qytet, pasi që prej mëngjesit nuk kishin dalë prej garazheve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button