BE-ja vendosi sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimet me dron në Rusi

Të enjten, më 20 tetor Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj tre gjeneralëve iranianë dhe një prodhuesi armësh të akuzuar për furnizimin me drone kamikazë iranianë në Rusi, që janë përdorur në valën e fundit të sulmeve ajrore ndaj objektivave civilë dhe të infrastrukturës ukrainase, raporton REL.

Emrat e prodhuesit iranian të dronëve “Shahed Aviation Industries” dhe tre zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë u publikuan në revistën zyrtare të BE-së, duke i shtuar ata në listën e zezë të sanksioneve. Gjeneral-major Mohammed Hossein Bagheri, shefi aktual i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, oficeri i logjistikës gjeneral Sayed Hojatollah Qureishi dhe gjeneral brigade Saeed Aghajani, komandanti i programit të dronëve të Gardës Revolucionare, u sanksionuan.

“Pas tre ditësh bisedime, ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve që furnizojnë dronët iranianë që goditën Ukrainën”, tha presidenca çeke e BE-së në Twitter.

“BE është gjithashtu e përgatitur të zgjerojë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që tashmë janë paraqitur në një listë sanksionesh të mëparshme.”

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti shpalljen e sanksioneve të BE-së në një mesazh në Twitter. “Unë mirëpres veprimin e shpejtë të BE-së pas apelit tim të hënën për të vendosur sanksione ndaj Iranit për ndihmën ndaj Rusisë për të vrarë ukrainasit dhe për të dëmtuar infrastrukturën tonë energjetike,” tha Kuleba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button