Kompania e Maqedonisë së Veriut e dyshuar për keqpërdorime gjatë blerjeve të realizuara nga Qeveria

Prokuroria Themelore Publike ka filluar hetimet ndaj kompanisë dhe udhëheqësit të tij në lidhje me keqpërdorimet gjatë procedurës së blerjeve, transmeton Portalb.mk.

“Urdhër për zhvillimin e procedurës ndaj një personi fizik dhe juridik për vepër penale të vazhdueshme – Keqpërdorim i procedurës së thirrjes publik, dhënie e kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko – privat nga neni 275 – v nga Kodi Penal”, sqarojnë nga Prokuroria, duke theksuar që subjektet kanë falsifikuar dokumentet.

Hetimet janë për blerje të realizuar në vitin 2018 për produkte higjienike të kryera nga Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë. Vlera e blerjeve në rastin e hetuar është 209 999 304 denarë pa TVSH brenda tre viteve. Rast i hetimeve është edhe një prokurim publik i realizuar nga kompania e njëjtë në vitin 2021 në vlerë prej 21 497 105 denarë me TVSH.

Prokurori publik përkatës i propozoi Gjykatës Themelore Penale në Shkup që të dyshuarit t’i merren edhe dokumentet e udhëtimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button