Egjipt, blloku pro-Mursi nuk njeh fitoren e Sisit

Mbështetësit e presidentit legjitim të Egjiptit, Muhamed Mursi, njoftuan se nuk do ta njohin presidentin e instaluar, Abdel – Fatah al- Sisi.

“Ne nuk do ta njohim zgjedhjen e el-Sisit si president të Egjiptit,” tha zëdhënës i Aleancës Kombëtare për Mbrojtjen e të legjitimitetit.

Në një intervistë për Anadolu Agency, ai i konsideroi zgjedhjet si të pavlefshme , duke cituar se Mursi, i cili u largua me dhunë nga ushtria, nuk kishte dhënë dorëheqje.

“Rezultatet e zgjedhjeve janë manipuluar në dritën e pjesëmarrjes së ulët, ” tha ai , duke shkuar se bën thirrje për protesta, dhe për të kërkuar largimin e al- Sisit”.

Komisioni zgjedhor i Egjiptit ka deklaruar Sisi mori rreth 23.7 milionë vota të vlefshme në zgjedhjet e javës së kaluar.

Kreu i Komisionit Anuar al – Asi ka thënë se 25.578.223 nga afro 54 milionë votues kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.

Al – Sisi siguruar 23.780.104 nga 24.537.615 vota të vlefshme ose rreth 97 për qind të totalit.

Konkurrenti i vetëm i Al Sisit ishte majtisti Hamdeen Sabahi, i cili mori më pak se 1 milion vota, e që përfaqësojnë 3.9 për qind të totalit të votave të vlefshme. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button