“Huawei Ascend P7” vjen në Evropë

Pak kohë më parë kompania “Huawei” prezantoi modelin më të ri të telefonit në “Andorid”.

Bëhet fjalë për “Huawei Ascend P7”, i cili do të jetë në dispozicion për shitje në tregun britanik nga ky muaj.

Rrjeti britanik i shitjeve me pakicë “Clove” shkruan se “Ascend P7”, do të jetë në stokun e tyre më 16 qershor.

Telefoni ka një ekran 5 inç në full HD me rezolucionin 1920 x 1080 piksel, procesorin “quad core” në 1.8GHz, dhe 2GB RAM.

Ky telefon përfshinë 16 GB memorie të brendshme, si dhe portin për “micro-SD” kartelë.

Kamera është 13 megapiksel, ndërsa përpara me 8 megapiksel. Ndërfaqja e personalizuar e “Huawei”-t është “Emotion UI” e cila mbështetet nga “Android 4.4 Kit Kat”.

Lajme të ngjashme

Back to top button