Një i mitur dyshohet për vjedhje të kompjuterëve dhe laptopëve në objektin e ri të Komunës së Strugës

Policia e Strugës mëngjesin e sotëm ka privuar nga liria një të mitur, i cili dyshohet se ka vjedhur kompjuterë, laptop dhe pajisje të tjera nga objekti i ri i Komunës së Strugës, në të cilin vetëm pak ditë më parë është vendosur administrata komunale, transmeton Portalb.mk.

Përveç objektit të Komunës, i mituri dyshohet se ka grabitur edhe një dyqan celularësh në Strugë.

Nga MPB bëjnë me dije se sendet e sekuestruara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarëve, ndërsa i mituri është ndaluar në polici dhe në prani të prindërve do të intervistohet.

“Për ngjarjen do të njoftohet edhe Qendra për punë sociale nga Struga. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me Prokurorin Publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtuan nga MPB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button