Pasi u përfshi nga zjarri u shemb kupola gjigante e xhamisë së Xhakartës në Indonezi

Kupola gjigante e Xhamisë Jami në Xhakartën Veriore, Indonezi, mori flakë dhe u shemb të mërkurën gjatë punimeve të rinovimit. Një shtëllungë e madhe tymi u pa që dilte nga vend-zjarri, transmeton Portalb.mk.

Xhamia është e vendosur në kompleksin e ndërtesave që i përket Qendrës Islamike të Xhakartës, një institut për studime dhe zhvillim islamik.

Pamjet e incidentit tregojnë pikën kur kupola gjigante u shemb pasi u përfshi nga flakët.

Zjarrfikësit u alarmuan për zjarrin pak pas orës 15:00 me orën lokale, me të paktën dhjetë makina zjarrfikëse që u dërguan në vendngjarje, raportuan mediat indoneziane.

Policia tha se kishte shoqëruar katër punonjës për të marrë në pyetje.

“Kemi bërë evakuimin e njerëzve nga xhamia. Falë Zotit nuk kishte viktima nga ky incident,” tha kreu vendor i policisë Wibowo për gazetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button