Blerim Destani, gati për risi

Është i njohur për filmat e tij aksion e kriminalistikë. Bëhet fjalë për aktorin shqiptar Blerim Destanin, i cili me anë të një mesazhi në llogarinë në rrjetin social “Instagram” ka zbuluar ditën se kur do të dalë në kinematë botërore filmi i tij më i ri “Harms”…

Premiera botërore e filmit “Harms”, ku Destani do të marr pjesë me rolin e një turku, do të dal në kinematë botërore më 12 qershor të këtij viti, përkatësisht nëpër kinematë gjermane.

Xhirimet e këtij filmi të zhanrit dramë dhe krim kanë filluar vitin e kaluar dhe pritet që të zgjoj interesim të madh të adhuruesve të filmit, duke marrë përbuzë filmat e tjerë ku ka aktruar aktori 33-vjeçar.

Ndërsa përveç Destanit në këtë film, tekstin e të cilin e ka shkruar Michael Krause, kurse regjinë e ka bërë Nikolai Mullerschon, do të paraqiten edhe aktorët e tillë si Benedikt Blaskoviq, Martin Brambach dhe Hans-Maria Darnov.

Kujtojmë se ky nuk është filmi i parë i aktorit me prejardhje nga Tetova, pasi që sukseset më të mëdha i ka pasur me rolet e tij në filmat “Koha e kometës (2008)” dhe “Dossier K. (2009)”.

Vlen të theksohet se pas paraqitjes në filmin “Harms”, Destanin do të mund ta shohim edhe në një film tjetër, por kësaj radhe në komedinë “Frauen” me rolin e Lisit, i cili aktualisht ndodhet në post-produksion.

Lajme të ngjashme

Back to top button