Komuna e Tetovës shpalli thirrje për themelimin e Këshillit Rinor Lokal

Komuna e Tetovës shpall thirrje publike për anëtarësim në Këshillin Rinor Lokal. Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat rinore, organizatat për të rinjë, forumet rinore të partive politike, organizatat e nxënësve dhe studentëve dhe forma tjera të organizimit të të rinjve, transmeton Portalb.mk.

Të interesuarit duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të kenë realizuar aktivitete në territorin e komunës së Tetovës
  • Të jenë të themeluar dhe aktive të paktën një vit para hapjes së kësaj thirrje
  • Delegatët dhe zëvendësuesit e tyre duhet të jenë banorë të Komunës së Tetovës dhe të moshës prej 15 deri 29 vjeç.

Të gjitha orgaznizatat e interesuara që i plotësojnë kriteret duhet t’i dërgojnë dokumentet e mëposhtme emailin [email protected] ose t’i dorëzojnë në arkivin e Komunës së Tetovës me shënimin “ Aplikim për anëtarësim në Këshillin Rinor Lokal”

Dokumentet e nevojshme janë:

  • Leter motivuese për pjesëmarrje në Këshillin Rinor Lokal por jo më shumë se 1 faqe.
  • Raport vjetor për punë të vitit paraprak, i cili konfirmon se organizata ka qenë aktive gjatë vitit të kaluar me aktivitete te realizuara në Komunën e Tetovës.

Afati i fundit për aplikim është prej 17.10.2022 deri 31.10.2022.

Aplikimet do të shqyrtohen nga ana e Këshillit Nismëtar për krijimin e Këshillit Rinor Lokal. Ndërkaq materialet e dorëzuara me fletëparaqitjet e thirrjes publike nuk kthehen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button