RMV, rriten rastet me kancer në gji, Qeveria miratoi vendimin për kontrolle mamografike të detyrueshme
Mamografia e detyrueshme për gratë, rriten rastet me kancer të gjirit
Shënon rritje numri i grave të diagnostikuara me kancer në gji. Thuajse çdo e nënta grua në vend, gjatë jetës së saj, preket nga kjo sëmundje. Derisa në vitin 2010 në nivel vjetor ishin 810 gratë të prekura nga kanceri në gji, tani ky numër sillet në rreth 1.000, shkruan Alsat.
“Zbulimi i hershëm i kancerit në gji dhe terapia e re janë gjërat e vetme që mund të ulin vdekshmërinë nga kanceri në gji. Në Maqedoninë e Veriut sikurse në të gjitha vendet e BE-së, mesatarja e pacientëve të rinj rritet me një tempo stabile, nuk është shumë dramatike, por megjithatë rritet….E shohim se po rritet norma e kancerit të gjirit, madje edhe te pacientë që nuk kemi menduar se kanë prirje të tillë ndaj kancerit në gji”, deklaroi Nikolla Vasev, Drejtor i Onkologjisë.
Për të parandaluar pasojat dhe përhapjen e kësaj sëmundjeje Qeveria në seancën e fundit miratoi vendimin për kontrollet mamografike të detyrueshme dhe të sigurohet skrining mobil mamografik.
Drejtori i Onkologjisë thotë se vendimi është nevojë pasi zbulimi i hershëm i këtij lloji të kancerit është një përfitim i madh.
“Mamografia mobile do të jetë në vende të pa qasshme dhe do arrinte deri tek gratë që nuk do të vinin në kontroll në qytet, të munden disi të kontrollohen, të bëhet ajo fotografi dhe më pas radiologë profesionist do t’i shohin ato… Mamografia mobile, sikurse ka emrin, pra mamografi nuk është në një vend, por është në lëvizje me një makinë speciale, unë kam pasur rastin në Amerikë të shoh një automjet të tillë”, tha Vasev.
Shpenzimet për kontrolle sipas vendimit të qeverisë do të shqyrtohen në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa Ministria e Financave është autorizuar të parasheh mjete në Buxhetin e vitit 2023.
- LEXO: RMV, Qeveria obligoi Ministrinë e Financave të ndajë buxhet për promovimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit
- LEXO: RMV, kontroll mamografik falas nga data 1 nëntor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë
- LEXO: Hulumtim i ri: Si të përshpejtohet trajtimi i kancerit të gjirit te pacientët rezistent ndaj kimioterapisë
- LEXO: Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në RMV çdo vit diagnostikohen rreth 1.200 gra
- LEXO: Zbulim befasues: Kanceri i gjirit përhapet më së shumti gjatë kohës së gjumit
- LEXO: Panel diskutimi në UT: Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë
- LEXO: Kanceri i gjirit: Të parandalosh dhe të jetosh, specialistët me mesazhe sensibilizuese
- LEXO: Edipi: Kur kisha më shumë nevojë nuk gjeta dikë që të flas hapur për kancerin e gjirit, vendosa të jem unë ajo për të tjerët
- LEXO: Kanceri i gjirit, sëmundje me të cilën diagnostifikohen mbi 1000 gra brenda vitit në RMV, çfarë duhet të dini për të?