David Geer: Procesi i anëtarësimit dhe procesi i zbatimit të reformave duhet të jetë projekt kombëtar

Ambasadori evropian David Geer beson se mesazhi kryesor që vjen nga Raporti i Komisionit Evropian është se procesi i anëtarësimit dhe procesi i zbatimit të reformave duhet të jetë projekt kombëtar, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Po, do të udhëhiqet nga Qeveria, është normale, por duhet të përfshihen edhe parti nga i gjithë spektri politik, institucionet e ndryshme shtetërore dhe në raport ka shumë rëndësi për rëndësinë e parlamentit në këtë kontekst. Autoritetet lokale, por edhe organizatat joqeveritare, biznesi dhe qytetarët e thjeshtë, duhet të jetë një projekt kombëtar. Shkurtimisht, do të thosha se lajmi është se ka progres, duhet shumë më tepër për të ecur përpara në rrugë, por qëllimi i përgjithshëm për t’u anëtarësuar në BE është i arritshëm”, tha Geer në paraqitjen e tij në e TV Sitel sonte.

Ai shtoi se ka disa mesazhe që janë vendimtare.

“Lajmi i mirë siç e dimë është se vendi ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në dhe kjo është një njohje e përkushtimit të vendit për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Tani, kur ju quajmë vend negociator, ai sjell me vete mundësi dhe përgjegjësi dhe i shton intensitetin reformave, duke i bërë ato edhe më të rëndësishme për të çuar përpara agjendën e reformave”, tha Geer.

Mesazhi i dytë, që ka të bëjë me reformat, Geer nënvizoi se raporti thekson qartë se në disa fusha progresi është i kufizuar.

“Duhet bërë shumë më tepër. Është shumë mirë që në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut njohëm një moment të caktuar, por ai duhet të lidhet me agjendën e reformave, duke përfshirë ato çështje kryesore si shteti i së drejtës, reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, reformat e administratës publike”, shtoi Geer.

Përndryshe, fillimi i procesit të skriningut si fazë e parë nga bisedimet për anëtarësim në BE dhe mbështetja e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me invazionin ushtarak ndaj Ukrainës i sollën Maqedonisë së Veriut vlerësim pozitiv nga BE-ja. Por, në raportin evropian për progresin e vendit, Komisioni Evropian sërish ka gjetur vërejtje për zbatimin e ligjeve, punën e Kuvendit, por edhe nevojën për më shumë transparencë gjatë miratimit të vendimeve shtetërore. Në raport, thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button