Norvegji, u arrestua një person përgjegjës për gjenocidin në Ruanda

Në Oslo të Norvegjisë është arrestuar një person që dyshohet se është përgjegjës për gjenocidin në Ruandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës norvegjeze VG thuhet se një person i kërkuar nga Ruanda dhe i supozuar si përgjegjës për gjenocidin, ku vdiqën qindra mijëra njerëz në vendin afrikan në vitin 1994, është arrestuar në Oslo.

Zëdhënësja e Shërbimit Kombëtar të Hetimit Kriminal të Norvegjisë, Thea Elise Kjeraas, tha se Gjykata e Oslos do të vendosë ekstradimin e personit në fjalë në Ruandë.

Në vitin 1994 në Ruandë, grupi etnik Hutu filloi gjenocidin kundër grupit tjetër etnik Tutsi, të cilët u fajësuan për rrëzimin e aeroplanit të presidentit të atëhershëm, Juvenal Habyarimana. Në masakrën 100-ditore në vend humbën jetën më shumë se 800 mijë njerëz të grupit etnik tutsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button