Kurti i ftoi liderët e opozitës në takim

Pas takimit me Gabriel Escobar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar liderët e opozitës në një takim ditën e premte. Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim në AAK, ka bërë të ditur se kreu i kesaj partie, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takim.

Një ftesë të tillë, por edhe pjesëmarrjen, ende nuk e kanë konfirmuar edhe dy liderët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi i PDK dhe ai i LDK, Lumir Abdixhiku.

Megjithatë, ftesë për këtë takim, kanë marrë edhe ata dy politikanë të tjerë. Ende nuk dihet formati i takimit, nëse Kurti do t’i takojë veçmas apo në një takim të përbashkët.

Kurti ka pritur sot në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit, Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në aspiratat e saj evroatlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button