Këshilli i Qytetit të Shkupit vendosi në lidhje me kërkesën e punëtorëve të transportit publik në Shkup

Sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit u vendos që deri të premten të ndahen mjete financiare për Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik “Shkup”, në lidhje me realizimin e rrogave te të punësuarit e saj, raporton Fokus. Vendimi është miratuar me 24 vota për, pa asnjë kundër dhe të përmbajtur.
Vendimi rekomandon kryetaren Danella Arsovska dhe drejtorët kompetent që deri më 21 tetor në ora 12 të sjellin vendimin për rishpërndarjen e mjeteve te NQP “Shkupi”, mjete që do të mundësojnë funksionimin e pandërprerë të ndërmarrjes.
Raportohet që seanca e radhës është caktuar për të premten në ora 14:00.
Ndryshe, të punësuarit e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkup” kanë paralajmëruar që nesër nuk do të lëvizin autobusët e Qytetit për shkak mospërmbushjes së kërkesave.
Autobusët privat të linjës 19, të cilët qarkullojnë në kuadër të Ndërmarrjes së Qarkullim Publik (NQP) më 17 tetor në mëngjes nuk kanë qarkulluar, sipas orarit të paraparë. Dhjetëra qytetarë janë detyruar që të ecin me kilometra për të kapur linja tjera, ndërkaq të tjerët janë obliguar që të kthehen në shtëpi. Nga kompania transportuese “MAKEKSPRESS”, thonë që Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar mjetet e parashikuara prej muajit gusht.
Qyteti i Shkupit fajëson Qeverinë për borxhet e pashlyera ndaj kësaj Ndërmarrje, duke theksuar që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka borxh rreth 120 milionë denarë. Ndaj këtyre akuzave është kundërpërgjigjur Qeveria duke deklaruar që nuk kanë asnjë borxh ndaj kësaj Ndërmarrje që funksionon në kuadër të Qytetit të Shkupit.
- LEXO: Nesër në Shkup nuk do të lëvizin autobusët e transportit publik, vazhdon pakënaqësia e të punësuarve në NQP “Shkup”
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut deklaroi që nuk ka asnjë borxh ndaj NQP “Shkupi”
- LEXO: Kryetarja e Shkupit Arsovska konsideron se nuk është përgjegjëse nëse Shkupi mbetet pa transport publik, shoferët e NTP-së nesër duan rroga
- LEXO: Arsovska përsëri premtoi që në vitin 2023 do të ketë transport publik falas në Shkup, ndërkohë shoferët paralajmërojnë protesta
- LEXO: Shoferët e presin rrogën më së voni deri nesër, NTP ende shpreson se Qeveria do t’i japë para
- LEXO: Kryetarja e Shkupit Arsovska konsideron se nuk është përgjegjëse nëse Shkupi mbetet pa transport publik, shoferët e NTP-së nesër duan rroga