Demaçi: Rama gaboi me ftesën që i bëri serbit Irinej

Prania e kryepeshkopit serb Irinej në Tiranë ishte provokuese edhe sikur fare të mos deklaronte se Kosova është pjesë apo djep i Serbisë. Ai me deklaratat e tij hegjemoniste dhe antishqiptare tregoi se Serbia nuk heq dorë nga Kosova dhe nga Serbia e Madhe, siç e tha edhe ai vetë në mes të Tiranës. T’i japësh njeriut bukë dhe të fyej në shtëpinë tënde siç ndodhi në Tiranë nga serbi Irinej, është diçka e patolerueshme dhe e papranueshme. Është kjo diçka më shumë se provokuese. Prandaj, këtu Edi Rama ka rënë nga provimi kombëtar, ka bërë gabim trashanik me popin serb Irinej në Tiranë.

Kështu deklaroi veprimtari Adem Demaçi i indinjuar me ftesën dhe deklaratat antishiptare të kryepeshkopit ortodoks nga Serbia në Tiranë.

Për gjitha krimet dhe masakrat serbë në Kosovë, Demaçi akuzon Kishën Ortodokse serbe në krye me kreun e saj.

“Vizita e Irinej në Tiranë normalisht duhej të kishte për qëllim fetar, ai e ngatërroi misionin e tij i cili ne vend të shkonte t’ ju lutet Zotit për paqe të ndal përmbytjet në Serbi e ballkan ai flet për Kosovën dhe ngrisin flamurin serbe i cili flamur gjatë viti 1999 valëviste mbi tanket serbe qe shkelën shqiptarët, shkelën Kosovën..” ka pohuar Demaçi për ”Presheva jonë”.

Sipas Demaçit, Kisha serbe ka dëshmuar historikisht me shekuj se ka qenë kundër Kosovës dhe shqiptareve madje edhe “truri” i regjimit të kryekriminelit serb Miloshevic që bën krime e masakra në Kosovë ishte i drejtuar nga Kisha ortodokse serbe.

“Kryepeshkopi i Serbisë Irinej ishte kundër NATO-s dhe BE-së. Ai madje shpesh ishte deklaruar se “Kosova është Serbi”, “Kosova djep i Serbisë e parulla të ngjashme siç i tha dje edhe në Tiranë Irinej apo edhe si ajo se “Serbia më mirë jashtë BE, se pa Kosovën. Ne, në fakt kemi pritur qe serbi në Tiranë t’u kërkonte falje shqiptarëve për krime e maskara e jo të mbajë deklarata politike në Tiranë duke fyer Kosovën. Në vendet tjera botërore, nëse ndokush fyen një komb apo cënon integritetin e një shteti ai arrestohet.”, ka shtuar Demaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button