Nesër në Shkup nuk do të lëvizin autobusët e transportit publik, vazhdon pakënaqësia e të punësuarve në NQP “Shkup”

Të punësuarit e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkup” kanë paralajmëruar që nesër nuk do të lëvizin autobusët e Qytetit për shkak mospërmbushjes së kërkesave, transmeton Portalb.mk.
Për shkak problemeve financiare të kësaj ndërmarrje, të punësuarit edhe sot nuk kanë arritur të marrin pagën e muajit të kaluar, përkundër premtimeve që kjo do të realizohet deri sot.
“Ju mund të bëni politikë deri në mëngjes, por në mëngjes nuk do të ketë autobus. Nuk brengoseni, ju nuk lëvizni më transportin publik”, deklarojnë sindikalistët, duke u ankuar se pushtetarët bëjnë politikë, derisa të punësuarit nuk kanë rroga.
Ndryshe, të punësuarit në NQP Shkup kanë bërë të ditur se nesër në mëngjes do të protestojnë me familjet para qendrës së ndërmarrjes publike nëse sot nuk u paguhet paga e shtatorit. Ata si fajtore për rrogën e papaguar e cilësuan kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska dhe drejtorin e NQP-së, Aleksandar Stojkovski.
Autobusët privat të linjës 19, të cilët qarkullojnë në kuadër të Ndërmarrjes së Qarkullim Publik (NQP) më 17 tetor në mëngjes nuk kanë qarkulluar, sipas orarit të paraparë. Dhjetëra qytetarë janë detyruar që të ecin me kilometra për të kapur linja tjera, ndërkaq të tjerët janë obliguar që të kthehen në shtëpi. Nga kompania transportuese “MAKEKSPRESS”, thonë që Qyteti i Shkupit nuk ua ka paguar mjetet e parashikuara prej muajit gusht.
Qyteti i Shkupit fajëson Qeverinë për borxhet e pashlyera ndaj kësaj Ndërmarrje, duke theksuar që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka borxh rreth 120 milionë denarë. Ndaj këtyre akuzave është kundërpërgjigjur Qeveria duke deklaruar që nuk kanë asnjë borxh ndaj kësaj Ndërmarrje që funksionon në kuadër të Qytetit të Shkupit.
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut deklaroi që nuk ka asnjë borxh ndaj NQP “Shkupi”
- LEXO: Kryetarja e Shkupit Arsovska konsideron se nuk është përgjegjëse nëse Shkupi mbetet pa transport publik, shoferët e NTP-së nesër duan rroga
- LEXO: Arsovska përsëri premtoi që në vitin 2023 do të ketë transport publik falas në Shkup, ndërkohë shoferët paralajmërojnë protesta
- LEXO: Shoferët e presin rrogën më së voni deri nesër, NTP ende shpreson se Qeveria do t’i japë para
- LEXO: Kryetarja e Shkupit Arsovska konsideron se nuk është përgjegjëse nëse Shkupi mbetet pa transport publik, shoferët e NTP-së nesër duan rroga