Ministria premtoi që do të rinovohen 118 shkolla fillore në gjithë Maqedoninë e Veriut

Projekti në vlerë prej 21.5 milionë euro për përmirësimi e kushteve në arsimin fillor do të realizohet përmes intervenimit në 118 shkolla fillore, premtojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Janë përzgjedhur 118 shkolla fillore, nga të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilat do të realizohen intervenime  për përmirësimin e aksesit deri te dhe në objekte, si dhe për përmirësimin e kushteve higjenike -sanitare”, sqarojnë nga Ministria.

Në këto punime përfshihet ndërtimi i hyrjes, nyjeve sanitare dhe toalteve për fëmijët me nevoja të veçanta, mobiljet dhe dyshemetë.

Në këtë aktivitet për krijimin e shkollave pa barriera, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mbështetjen e Bankës Botërore, në kuadër të Strategjisë së re katërvjeçare të Bankës për partneritet me vendin për periudhën 2019-2023”, sqarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button