Të punësuarit në Postën e Maqedonisë prej sot nisin ndërprerje paralajmëruese të punës, nuk u është paguar rroga e shtatorit

Pagimin e rrogave për muajin shtator ose  ndërprerjen e punës, kërkojnë punonjësit e “Postës së Maqedonisë së Veriut”. Ata nga sot nisin me ndërprerje paralajmëruese në punë në kohëzgjatje prej gjysmë ore, transmeton Portalb.mk.

Të punësuarit në Postë thonë se ndërprerjet paralajmëruese do të zhvillohen gjatë pauzës gjysmë oreëshe, në mënyrë që të mos dëmtohen përdoruesit e shërbimeve të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Postës, Boro Veligdenov, në një deklaratë për MIA-në tha se protestat do të mbahen në të gjitha degët e postës në mbarë vendin dhe paralajmëroi se protestat përveç ditës së sotme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. .

“Protestat paralajmëruese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim derisa nuk marrim pagën”, tha Veligdenov.

Ai tha se kanë pasur takim me udhëheqësinë e “Postës”, të cilët i kanë njoftuar se janë duke bërë përpjekje për sigurimin e financave dhe se presin mbështetje nga Qeveria.

Nëse nuk paguhen, punonjësit paralajmërojnë protestë para Qeverisë, e cila sipas njoftimeve duhet të mbahet të shtunën e ardhshme, më 29 tetor. Qëllimi është që ata të luftojnë për pagën e vonuar.

Punonjësit e Postës nacionale në prill të këtij viti dolën në grevë të përgjithshme duke kërkuar rritje lineare të pagave neto për 3000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button