RMV, pas diskutimit dyditor, Kuvendi votoi rendin e ditës dhe filloi debatin për zgjedhje të dy gjykatësve kushtetues

Pas diskutimit dyditor në Kuvend, deputetët konfirmuan rendin e ditës dhe filluan debatin për zgjedhje të dy gjykatësve kushtetues, transmeton Portalb.mk.

Në diskutimin për propozimin e parë që Fatmir Skender të zgjedhet gjykatës kushtetues, opozita reagoi se asnjëherë nuk e ka parë, ndërsa më së shumti kritika drejtuan ndaj kryetares së komisionit për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska, e cila kërkoi nga kryeparlamentari Xhaferi që votimi për dy gjykatësit kushtetues të propozuar  të vihet në rend dite në seancë plenare, duke thënë se me atë ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Deputetutët e shumicën thanë se nuk kanë për qëllim të lejojnë krizë kushtetuese, që do të ndodhë nëse së shpejti nuk plotësohet katër vendet e zbrazëta në gjykatë, duke pasur parasysh se në dhjetor nuk do të ketë as shumicë të thjeshtë për mbajtjen e seancave.

Nga ana tjetër në Komisionin Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime, vazhdon filibasteringu i opozitës për kandidatin e fundit për gjykatës kushtetues, gjegjësisht LubomirJoveski, i cili aktualisht e ushtron detyrën e prokurorit shtetëror. Tatjana Vasiq – Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltar shtetëror dhe Fatmir Skender, i cili është gjykatës aktual në Gjykatën e Apelit në Shkup , u përkrahën nga shumica parlamentare në Komision.

Pasi të mbarojë diskutimi në Komision edhe për Joveskin, i cili kur të vijë në votim pritet të marrë mbështetje nga ky trup kuvendor, tre propozimet për gjykatës kushtetues më pas duhet që të votohen në seancë kuvendore.

Tre gjyqtarët duhet t’i plotësojnë vendet e tashmë ish-gjyqtarëve Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski, mandati i të cilëve skadoi në fund të majit 2021. Vitin e kaluar në qershor ishte caktuar seancë për përcaktimin e propozimeve për vendet e lira, por seanca filloi në atmosferë të tensionuar dhe më pas u ndërpre. Më pas ishin zgjedhjet lokale, ristrukturimi i shumicës në Kuvend dhe ndryshimet në përbërjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Në ndërkohë ka skaduar edhe mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit Jovan Josifovski, i cili u largua nga Kushtetuesja në fund të janarit të këtij viti. Më 7 dhjetor të këtij viti i skadon mandati gjyqtares Vangelina Markudova dhe nëse deri atëherë nuk zgjedhen gjyqtarët, Gjykata Kushtetuese mbetet pa kuorum, me çka një numër i madh nismash të dorëzuara nuk do të mund të votohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button