Opozita kundërshton paralajmërimet e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve plotësuese

Nuk ekziston mundësi ligjore për organizim të zgjedhjeve parlamentare shtesë,posaçërisht jo në kushte kur zgjedhjet zhvillohen sipas modelit zgjedhor proporcional, paralajmëron opozita pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili në intervistë për MIA ka paralajmëruar se menjëherë pas konstatimit të dorëheqjeve të 33 deputetëve të LSDM-së, Kuvendi do të shpall zgjedhje shtesë për plotësim të vendeve të tyre.

Sipas ekspertëve të ligjit zgjedhor, opcioni I Nikolla Gruevskit është i  mundur vetëm nëse KSHZ aktivizon deklaratat e noterizuara të kandidatëve të cilët kanë dhënë dorëheqje.

Sipas analistëve edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Parlamenti ët plotësohet me deputet të tjerë të listës opozitare, më e besueshme është ajo se qeveria do të gjejë alibi për zgjedhje plotësuese sa më shpejtë të jetë  e mundur.

Renata Deskoska-Treneska, profesoreshë e Fakultetit Juridik dhe deputete e LSDM-së, e cila ka dhënë dorëheqje nga mandati i fituar për Dojçe Vele ka thënë se dorëheqjet e dorëzuara nga opozita duhet të konstatohen në seancën e parë të Kuvendit, njësoj si është vepruar me dorëheqjen e Rufi Osmanit nga RDK.

“Pastaj Kuvendi duhet të lajmërojnë KSHZ-në se 33 vende në Kuvend janë të zbrazëta dhe duhet të ofrojë vendet kandidatëve të ardhshëm nga lista e LSDM-së.

Kur edhe ata nuk do të pranojnë mandatet, të njëjtat ju ofrohen atyre në vijim, deri në fund të listës. Kur vihet deri në fund të listës, Kodi zgjedhor parasheh të fillohet nga fillimi i listës.

Dhe procedura për ofrim të mandateve përsëritet. Është e qartë se në Kodin Zgjedhor bëhet dallim mes termit ‘listë e shterur’ dhe termit ‘ardhje deri në fund të listës’, respektivisht këto dy terme nuk trajtohen si sinonime.

Çka do të thotë listë e shterur? Kjo do të thotë se më nuk ka kandidatë në listë, respektivisht nuk ka persona të cilëve mund të ju ofrohet mandati”, shpjegon Treneska.

Për mundësinë jokushtetuese “një person – dy vota” shprehet edhe Tito Petkovski, ish kryetar i kuvendit dhe lider i partisë PRSD.

“Kushtetuta nuk parasheh rrethana të këtilla, sepse kemi zgjedhje vetëm sipas modelit të shumicës. Ne në dy mandatet kemi pasur modelin zgjedhor të shumicës, pastaj të kombinuar, dhe tani kemi proporcional.

Në kushte të këtilla, nuk mundet për një mandat në Kuvend qytetarët të kenë të drejtë dy herë të votojnë. Kjo ka logjikë vetëm në sistemet zgjedhore me shumicë. Qytetarët më kanë votuar dhe kanë përcaktuar partinë. Modeli është proporcional: Kemi një vote, nuk mund dy herë të dal të votoj”, thotë Petkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button