Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për bursat e nxënësve, energjinë elektrike dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 93-të e angazhoi Ministrinë për Arsim dhe Shkencë që deri në fund të muajit të publikojë konkursin për bursat e shkollave të mesme, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë u përcaktuan numrat e bursave që do të jepen në çdo kategori për vitin shkollor 2022/23 në shkollat e mesme. Vlera e bursave për shumicën e kategorive do të jetë 3 500 denarë në muaj, ndërsa të gjithë nxënësit romë do të marrin bursa në vlerë prej 800 denarë deri 2 200 denarë, varësisht nga suksesi.

U miratua teksti i harmonizuar i Marrëveshjes FRONTEKS ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Informacionet me shpenzimet e energjisë elektrike nëpër institucionet shtetërore u miratuan në këtë seancë. Ky shqyrtimi vjen si rezultat i vendimit të Qeverisë që nga 1 shtatori të kursehet për 15 përqind energjia elektrike në krahasim me vitin e kaluar.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria emëroi Magdalena Filipovska – Grashkoska si drejtorer e re e Fondit për Sigurim Shëndetësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button