Koncert recital me Arlind Pajazitin në Piano
Pianisti i njohur Arlind Pajaziti, student i Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, më 5 qershor 2014, në orën 18:00, në Teatrin e Fakultetit të Arteve të USHT-së (Qendra për Kulturë në Tetovë) do të organizojë Koncert Recital.
Në këtë aktivitet kulturor, i cili mbahet për herë të parë nga një student i USHT-së, pritet të marrin pjesë personalitete të njohura nga jeta kulturore nga vendi dhe më gjerë.
Përndryshe, Arlind Pajaziti, në të gjitha paraqitjet e tij deri më sot, është mirëpritur nga publiku i Tetovës dhe jo vetëm, prandaj përkushtimi i tij ndaj artit muzikor, është një investim shumë i rëndësishëm për të zhvilluar një karrierë profesionale në të ardhmen.