Ministrja Petrovska mori pjesë në stërvitjen demonstruese në bazën ajrore të Forcave të Armatosura të Sllovenisë

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Republikën e Sllovenisë, sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministri slloven i Mbrojtjes Marjan Sharec vizituan bazën ajrore të Forcave të Armatosura të Sllovenisë, ku u zhvillua stërvitja demonstrative “Air 2022” me skenar që përfshin përplasje imagjinare avioni. Në bazë, ministrat vizituan edhe Shkollën Sllovene të Operacioneve Ajrore-Tokësore, transmeton Portalb.mk.

Skenari i stërvitjes përfshinte rrëzimin e një avioni transporti ushtarak që mbante personelin e ushtrisë. Në stërvitje janë përfshirë njësitë emergjente të zjarrfikësve dhe mjekësisë, me qëllim që të testohet gatishmëria e tyre organizative dhe gatishmëria e sistemit për bashkëpunim civilo-ushtarak në rast të një aksidenti të këtij lloji.

Gjatë vizitës së saj në bazën ajrore, ministrja Petrovska pati mundësinë të njihet me objektet e shkollës rajonale të akredituar nga NATO për operacione ajrore-tokësore, ku kontrollorët e ardhshëm trajnohen për të ofruar mbështetje të përbashkët ajrore nga zjarri.

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, edhe pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kryer me sukses trajnimin e specializuar në këtë shkollë.

Ndryshe, Petrovska dje në Lubjanë u takua me ministrin Sharec, me presidentin slloven Pahor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button