RMV, nesër fillon vaksinimi falas kundër gripit, karavani do të vizitojë 24 lokacione

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga nesër (19 tetot) fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë në Qendrat e Shëndetit Publik në të gjithë vendin dhe njësitë e tyre rajonale nëpër qytete. Po ashtu nga nesër në qarkullim do të jetë karvani për informim dhe vaksinim i cili do të vizitojë 24 lokacione në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen përmes ueb-faqes vakcinacija.mk.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë regjistruar mbi 27 mijë qytetarë.

Mbi 12,000 SMS janë dërguar dje përmes Termini im , duke informuar për terminin dhe pikën e vaksinimit.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është fakultativ, i destinuar për të moshuarit mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njofton se u ka dërguar letër edhe mjekëve amë për të takuar qytetarët e interesuar për t’u regjistruar në sistemin e vaksinimit.

Nga nesër në qarkullim karvani për informim dhe vaksinim do të vizitojë 24 lokacione në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë, nesër (19 tetor), me mbështetjen e USAID-it, UNICEF-it dhe OBSH-së, do të nisë fushatën e vaksinimit për gripin sezonal dhe vaksinat kundër COVID-19, ku karvani për informim dhe vaksinim do të vizitojë 24 lokacione në të gjithë vendin.

Nën sloganin “Të mbrojtur së bashku – Vaksinat funksionojnë”, karvani do të sjellë informacion për komunitetet lokale për vaksinimet e rregullta të fëmijëve, vaksinat e gripit sezonal dhe vaksinat kundër COVID-19 si dhe do të ofrojë vaksinime në vend kundër COVID-19.

“Për më shumë se dy shekuj, vaksinat i kanë ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të shëndetshëm – që nga vaksina e parë për të mbrojtur kundër lisë e deri te vaksinat më të fundit të përdorura për të parandaluar rastet e rënda të COVID-19. Që atëherë, familjet dhe komunitetet kanë arritur të besojnë se vaksinat ofrojnë mbrojtje për të gjithë – nga të sapolindurit tek të moshuarit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa karvani fillon në prag të sezonit të gripit, ai do të ndajë informacione rreth vaksinimit të gripit sezonal në kontekstin e COVID-19.

“Nevoja për vaksinim kundër COVID-19 do të theksohet sërish, sepse 46,7% e popullsisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me dy doza, ndërsa vetëm 8,9% janë vaksinuar me një dozë të tretë. Ekipet e imunizimit që udhëtojnë me karvanin do të bëjnë vaksinimin në vend kundër COVID-19”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Këto janë vendet dhe kohët në të cilat do të kalojë karavani:

19 tetor– Sheshi i Kumanovës (10:00-12:00); Çerkez-m oborri i shkollës [12:30-14:30]; dhe Staro Nagoricanë, përballë Komunës [15:00-17:00] • 20 Tetor– Sheshi i Strumicës [10:00-12:00]; Novo Sellë, përballë spitalit [12:30-14:30] dhe Vasilevë, përballë Shtëpisë së Kulturës [15:00-17:00] • 21 tetor– Veles, para teatrit [10:00-12:00]; Çashkë, në Sheshin afër Komunës [12:30-14:30]; dhe Buzallkovë, te komuna [15:00-17:00] • 22 tetor,- Prilep, përballë Çarshisë së Vjetër [10:00-12:00]; Dollnen, përballë komunës [12:30-14:30]; dhe Krivogashtan, përballë Komunës [15:00-17:00] • 23 tetor– Manastir, Kulla e Sahatit [10:00-12:00]; Novacë, ngjitur me pazarin [12:30-14:30]; dhe Mogila [15:00-17:00] • 24 tetor,-Ohër, Sheshi “Republika e Krushevës” [10:00-12:00]; Mesheishtë, te poligoni [12:30-14:30]; dhe Kosel, [15:00-17:00] • 25 tetor-Sheshi i Tetovës [10:00-12:00]; Bogovinë, përballë komunës [12:30-14:30]; dhe Tearcë, oborri i shkollës fillore “Kiril Pejçinoviq” [15:00-17:00] • 26 tetor-Sheshi i Shkupit [10:00-12:00]; Saraj, përballë shkollës fillore “Dituria” [12:30-14:30]; dhe Rakotinc, përballë Komunës [15:00-17:00].

Do të ofrohen edhe shërbime për matjen e tensionit të gjakut, të organizuara në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vaksinat kundër gripit sezonal janë nga kompania holandeze Abot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button