Tetovë, sonte fillojnë Ditët e Filmit Gjerman në qendrën “LOJA”

Ditët e Filmit Gjerman në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në vend, do të mbahen edhe në Tetovë me fillim nga sonte në ora 19:30 në hapësirat e Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “Loja”, transmeton Portalb.mk.

Ceremonia e hapjes do të bëhet nga shefi i departamentit të kulturës dhe shtypit, Florian Träger-Steintje.

“Filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale gjermane, me përkthim në shqip dhe në maqedonisht.

Hapja do te behet me filmin Unë jam njeriu yt – Ich bin Dein Mensch”, informuan nga LOJA.

Programin i plotë mund të shihet KËTU. : https://skopje.diplo.de/mk-sq/-/2557656

Ndryshe, Ditët e Filmit Gjerman do të mbahen edhe në në Shkup, Strumicë dhe Kriva Pallankë.

Ambasadorja Holstein hapi Ditët e Filmit më datën 15 tetor, në orën 20:00 në Kinotekën në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button