Koordinatorja e OKB-së në RMV: Qytetarët, organizatat dhe institucionet të përfshihen aktivisht në aksionin për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në vend, Rosana Dudzak ftoi të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet të përfshihen aktivisht në aksionin për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, transmeton Portalb.mk.

“Me përmbytjet në rritje të pranishme në të gjithë planetin në muajt e fundit, thatësirat, temperaturat e larta rekorde, me gjithë përçarjet evidente të klimës dhe humbjes së biodiversitetit, me ndotjen e ajrit që përballemi dhe me ndotjen e tokës dhe të ujit rreth nesh, është e qartë se nuk është çështja se kur ndryshimet klimatike do të ndikojnë te ne, por çfarë mund të bëjmë TANI për ta zbutur atë,” tha Rosana Duxhak, koordinatorja e përhershme në Maqedoninë e Veriut në blogun e ri kushtuar nevojës për përpjekje më të mëdha për të parandaluar ndryshimet klimatike, ndotjen e mjedisit dhe humbjen e biodiversitetit.

Në blog, Duxhak fton të gjithë të bashkohen dhe të tregojnë se kujdesen.

Videoja është pjesë e fushatës së sapo nisur (#ICare) për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimit klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor për jetët tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button