Menderez Kuçi: BDI-ja e nisi mbrapsht, jo nga themeli (VIDEO)

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Menderez Kuçi në intervistën e zhvilluar në Inbox7, komenton letrën e firmosur nga ana e tij për pjesëmarrjen e BDI-së në qeveri, pozicionin e partisë shqiptare në pushtet në kabinetin e ri qeveritar, ndarjen e dikastereve dhe pritjet që ka subjekti që drejton lidhur me realizimin e projeksioneve nga ana e Qeverisë së Maqedonisë për rritje ekonomike, ulje të papunësisë dhe thithje të investimeve të huaja.

Kuçi konkludon se “Skema figurative, të cilën BDI e parashtroi, i ngjasonte një shtëpie, e cila kishte një fundament me dy, tri çështje, pastaj kishte një kulm, që ishte integrimi në BE dhe në NATO dhe komenti jonë ishte i tille: Shtëpia nuk ndërtohet nga kulmi, por nga themeli. Prandaj, unë mendoj se punët janë filluar nga e mbrapshta.”

Inbox7: Fillimisht do të doja të ndalemi në faktin që Ju ishit në mesin e akademikëve dhe intelektualëve të cilët kërkuan që të respektohet vullneti politik i popullit shqiptar dhe që Bashkimi Demokratike për Integrim të bëhet pjesë e Qeverisë së re. Tani kur dihet se cila është marrëveshja e re qeveritare, e arsyetoni nënshkrimin tuaj në këtë letër publike?

Kuçi: Me lejoni fillimisht tu falënderoj edhe Juve për interesin e treguar për subjektin tonë, të cilin unë e përfaqësoj si dhe për pozitën që kam në shoqëri, aq më tepër e cila lidhet edhe me një mbështetje intelektuale, qoftë edhe profesionale, qoftë edhe kombëtare, që i kemi bërë një subjekti, i cili ka marrë shumicën e votave. Ndoshta pyetje do të ishte më e mire, nëse subjekti tjetër politik shqiptar do të kishte marrë po të njëjtin vëllim votash, a do ta kishim mbështetur. Përgjigja ime dhe të gjithë atyre, të cilët nënshkruan si unë, do të ishte po, sepse vullneti i shumicës duhet respektuar. Sa i përket asaj, se a jemi të kënaqur me kompromiset apo pazarllëqet të cilat filluan të bëhen, mund të thuhet, qysh të nesërmen e mbështetjes tonë që bëmë, sigurisht që nuk jemi të kënaqur me një lloj të tillë veprimi. Sepse me atë deshëm ta mbështesim subjektin, i cili fitoi shumicën e votave, që të jetë konzistent dhe të përfaqësojë në mënyrë të denjë, si të thuash, interesat, të cilat kjo masë, ia ka besuar si mandat, mandatarit të ardhshëm të qeverisë. Kështuqë ne dhe në vazhdimësi, nuk është se puna jonë mbaroi me aq, qoftë e akademikëve, qoftë e intelektualëve apo afaristëve të tjerë dhe popullit të rëndomtë, se aty përfundon çdo gjë. Këto janë procese, të cilat kanë fillimin e tyre, por kanë edhe vazhdimësinë e tyre. Kështuqë në vazhdimësi, do të jemi gjithmonë ato, siç edhe njihemi kritik, ndaj veprimeve negative, me një qëllim të vetëm-përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të shtetit, sepse nëse kërkojnë mbrojtjen e një interesit të një grupi etnik, s’do të thotë se jemi kundër etnitetit tjetër. Përkundrazi, ne Maqedoninë e shohim si tërësi dhe nuk mund të ecë përpara në planin ekonomik, por edhe atë politik, pa realizimin e barabartë të të drejtave të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Per me shume ndiqni videon

Lajme të ngjashme

Back to top button