Të shurdhërit

Flasim e flasim,debatojmë për cështje të ndryshme dhe pëshpëritim me njëri- tjetrin me miq e të njohur për problemet dhe hallet tona,për jetën e përditshme ,në një farë mënyre.Nëpër kafene dhe në cdo cep të qytetit dëgjojmë zërin e heshtur dhe pakënaqësitë e popullit i cili rri duarkryq dhe pret se kush do të jetë viktima e rradhës.Vëmë gishtin në kokë dhe mendojmë: Kush jemi ne? Nga kush përfaqësohemi? Cila është e ardhmja jonë dhe vallë ku do vemi?! Sa shumë pyetje të njëpasnjëshme të cilat të pëlcasin në kokë ngaqë nuk gjejmë dot përgjigjet.

Ku janë “ATA”, ku janë fshehur,në cilën vrimë luksoze janë future,po kënaqen me pasuri dhe gjejnë qetësi.Sot kudo ka shumë njerëz që premtojnë pa pushim,por ka shumë pak që dëgjojnë hallet dhe problemet e të tjerëve,e më e keqja është se askush nuk përpiqet të dëgjojë,por thjeshtë kërkon të flas për vete, për arritjet e veta në kurrizin e të tjerëve.Një student i diplomuar kërkon punë,po flet për situatën e tij kritike,askush nuk e dëgjon ngado janë të zënë duke folur për ngritjet në detyrë.Një baba flet për të ardhmen e fëmijëve të tij,shqetësohet se si do të jetë jeta e tyre në këtë shtet multietnik ku fëmijët sulmohen dhe vriten,përcarje dhe degjenerim të shoqërisë.

Një popull flet për mohimin e gjuhës, për vështirësitë ekonomike,por “ATA”nuk dëgjojnë ngase flasin gjepura ,për mundësitë e reja koruptive,egoizmin e tyre, postet dhe kolltuqet.Derisa populli mundohet të mbijetojë në këtë situatë të cilën e krijuan vetë ATA atyre ju intereson që sa më gjatë të qëndrojnë ulur nëpër karrige.Askush nuk e ndryshon gjendjen tonë derisa populli nuk ngrihet dhe ta ndryshojë vetë atë..Të flasim në kohën dhe momentin e duhur sepse “ATA”duhet të na degjojnë ngaqë mbarimi i tyre duhet të jetë me fundin e durimit tonë.Këtë duhet ta kujtojnë “ATA” sepse askush nuk kërkon dicka që nuk i takon.kërkojmë atë që na takon,atë që ATA u zotëruan se do e kryejnë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button