Bislimovski: Nuk ka nevojë për turmë në pikat e EMV-së, kontratat për ngrohje do të dërgohen me postë

Konsumatorët do t’i marrin me postë kontratat e reja për furnizim me ngrohje me EMV furnizuesin DOOEL Shkup. Askush nuk do të mbetet pa ngrohje, siguroi drejtori i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRrE), Marko Bislimovski, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Po, ka probleme me instalimin e brendshëm në disa pompa nxehtësie, nuk duhet mohuar, por do të ketë ngrohje”, tha Bislimovski lidhur me fillimin e sezonit të ngrohjes në Shkup.

Ai theksoi se nuk ka nevojë të bëhen turma në postblloqet e EMV-së.

“Nuk ka rrezik që të përjashtohet asnjë qytetar. Ata që nuk i kanë nënshkruar do tu dërgohen në kutitë postare së bashku me faturat e ngrohjes. Është një gjë e zakonshme të nënshkruash kontrata të reja. EMV e ka një detyrim të tillë. Megjithatë, qytetarët duhet ta dinë se nuk do të përjashtohen”, tha Bislimovski.

Konsumatorët do të mund t’i lidhin kontratat e reja për ngrohje me EMV furnizuersin DOOEL Shkup në tri pika me orar pune nga e hëna në të premte nga ora 08:00 deri në 18:00 dhe të shtunën nga ora 09:00 deri në 13:30. Pikat janë në rrugën “Koço Racin” nr.33 afër pishinës olimpike, në bulevardin “Jane Sandanski” nr.49 në lagjen Aerodrom dhe në rrugën “Londonska” nr.8 në lagjen Taftalixhe.

Për të rregulluar marrëdhëniet konsumatore të furnizuesit me konsumatorët e përcaktuar në Rregullat për furnizimin me energji termike, nevojitet lidhja e kontratave për furnizimin me energji termike.

Shfrytëzuesit të cilët nuk i lidhin kontratat pas kësaj thirrjeje do të kontaktohen nga furnizuesi me ngrohej EMV DOOEL Shkup, në mënyrë që të gjendet koha e përshtatshme për lidhjen e kontratës nga ana e konsumatorëve, duke qenë se përdorues të caktuar mund të mungojnë në periudhën pasuese, ose për arsye të ndryshme personale, shëndetësore e të tjera nuk mund të nuk mund të paraqiten në këto pika.

“EMV furnizuesi do të krijojë kontakte të drejtpërdrejta, ndërsa për përdoruesit që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre do t’i takojë dhe do t’u mundësojë ta lidhin Marrëveshjen në shtëpinë e tyre. Për shkak të disa pyetjeve të marra nga Shërbimi i kujdesit ndaj klientit, përdoruesit njoftohen se nuk është e mundur juridikisht marrja e kontratave ekzistuese me furnizuesin paraprak, gjegjësisht e mundur është vetëm lidhja e kontratave të reja”, njofton EMV dhe paralajmëron se furnizuesi i ri në periudhën e ardhshme do të krijojë edhe sistemin e vet të pagesave online.

Përndryshe, më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Tani për tani është e qartë se elektrana e kombinuar TE-TO nuk do të prodhojë energji termike, por hapësirat e përfshira në ngrohje qendrore në Shkup do të ngrohen nga ngrohtoret tjera. Bislimovski sot sqaroi se edhe përpara hapjes së TE-TO-s, qytetarët e Shkupit kanë pasur ngrohje nga këto ngrohtore, kështu që nuk do të ketë kurrfarë problemi në dërgimin e energjisë termike.

“Kur punonte TE-TO në vitet e kaluara, kishte mjaft muaj të dimrit edhe kur nuka ka punuar TETO, pasi që nuk ishin të favorshme për ata kushtet tregtare”, tha Bislimovski, duke shtuar se edhe në këtë periudhë qytetarët kanë marrë ngrohje qendrore nga ngrohtoret.

Përndryshe, Sh.A. ESM tanimë ka siguruar nëpërmjet “Makpetrolit” gaz rus nga “Gazpromi” për deri në fund të tetorit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sqaroi se nëse rritet çmimi i gazit në përmasa enorme ose në ka ndalim të dërgimit të gazit, atëherë ngrohtoret e Shkupit mund të kenë mundësi të punojnë edhe me derivate alternative, gjegjësisht në mazut.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button