Serbia ka interes strategjik për ndërtim të naftësjellësit drejt Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Greqisë dhe Hungarisë

Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministre e Minierave dhe Energjetikës, Zorana Mihajloviq sot deklaroi se për Serbinë është me rëndësi strategjike që të ndërtojë një naftësjellës me të cilën do të dalë në Mesdhe, gjegjësisht në portet në Shqipëri dhe Greqi dhe të jetë rrugë transiti në veri duke u lidhur me Hungarinë, njofton korrespondenti i MIA-s në Beograd.

“Është me rëndësi strategjike të lidhemi përmes Nishit dhe më tej me Shkupin me Selanikun dhe Shqipërinë, gjë që do të na mundësojë të kemi qasje në furnizues të ndryshëm dhe të gjitha llojet e naftës dhe të kemi një naftësjellës për në Hungari dhe qasje në naftën ruse. Vlerësohet se për këtë diversifikim nevojiten rreth një miliardë euro. Ky është një investim i madh që i jep Serbisë mundësinë të jetë plotësisht e sigurt për furnizimin me naftë, por edhe të jetë një rrugë transiti. Sigurisht që do të ishte një projekt ndërkombëtar që nuk vlen vetëm për Serbinë, por edhe për vendet e tjera të rajonit dhe për një gjë të tillë ka interes edhe nga vende të tjera dhe institucione financiare ndërkombëtare”, deklaroi Mihajloviq për TV Kurir, njoftojnë nga ministria përkatëse.

Ajo deklaroi se për qeverinë e re gjëja më e rëndësishme do të jetë energjetika, sepse në këtë mënyrë Serbia do të jetë më e fortë politikisht për të zbatuar ndryshimet e nevojshme.

“Në dhjetor të vitit të kaluar hapëm klasterin 4 në negociatat me BE-në i cili përfshin energjetikën, por që atëherë nuk kemi bërë shumë përparim, sepse kemi pengesa në ‘Sërbiagas’ dhe në EPS dhe nuk kemi arritur të bëjmë më shumë në fushën e BRE (Burimet e rinovueshme të energjisë), sepse ne kemi kompani që nuk e pëlqejnë ndryshimin. Prandaj është me rëndësi qeveria e re, sepse do të jetë më e fortë politikisht dhe do të jetë në gjendje të zbatojë hapat e nevojshëm në tranzicionin energjetik. Në energjetikë gjërat duhet të ndryshojnë shumë më shpejt sepse kjo do të jetë fusha më e rëndësishme në 10 vitet e ardhshme”, deklaroi Mihajloviq thuhet në njoftim.

Edhe mandatarja e Qeverisë, Ana Bërnabiq ka thënë sot se “Serbia po fillon të ndërtojë një politikë të re energjetike”. Ajo tha se kjo do të jetë prioritet kryesor i qeverisë së ardhshme dhe se energjetika është “çështje e sigurisë kombëtare, prandaj ne duhet ta ndryshojmë atë për ta bërë Serbinë më të pavarur dhe më të sigurt në aspektin energjetik dhe këto gjëra ndryshojnë nga dita në ditë”, duke përmendur shembullin e Kroacisë dhe naftësjellësit Janaf.

Duke përshkruar se si situata në sektorin energjetik po ndryshon “nga dita në ditë”, ajo tha se nëse nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi me naftësjellësin JANAF, naftësjellësi për në Hungari nuk do të ishte në ekspozenë që po përgatitet dhe tani është “një projekt strategjik që do të fillojë të punojë në një periudhë më të shkurtër kohore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button