Abazoviç propozoi shkarkimin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi,Dritan Abazoviq ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Rashko Konjeviç si dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiç, raporton EN.

Në propozim, thuhet se veprimet e tyre që prej votimit të mosbesimit ndaj qeverisë e deri më tani, kanë devijuar nga qëndrimi zyrtar i ekzekutivit, shkruan Vijesti.

“Në periudhën prej votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë deri në dorëzimin e këtij propozimi, veprimet publike të ministrave Konjeviç dhe Krivokapiç në vazhdimësi kanë devijuar nga qëndrimi zyrtar i Qeverisë, ndërsa menaxhimi i tyre i departamenteve të mbrojtjes dhe punëve të jashtme, ka penguar punën e Qeverisë”, thuhet në shpjegimin e Propozimit të cilin Abazoviç ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi.

Prej disa muajsh, Abazoviç është në konflikt me Krivokapiç e Konjeviç, ku kanë hedhur edhe akuza në drejtim të njëri-tjetrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button