Katër faktorët kryesor që ndikuan në kufizimin e prodhimit në Maqedoninë e Veriut

Enti Shtetëror i Statistikave në raportimin e saj rreth indikatorit të besimit në industrinë prodhuese theksoi që janë katër faktorë që ndikuan në kufizimin e vëllimit te prodhimi, transmeton Portalb.mk.

“Ndikimin më të madh në kufizimin e vëllimit të prodhimit kanë faktorët si në vijim: mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 21.2 %, kërkesa e pamjaftueshme e jashtme me 16.8 %, mjedisi i pasigurt ekonomik me 16.4 %, kërkesa e pamjaftueshme vendore me 11.9 %”, raportoi Enti, duke numëruar edhe problemet financiare dhe mungesën e lëndëve të para.

Enti sqaroi që rezervat e prodhimeve të gatshme janë të zmadhuara, ndërkohë pritshmëritë janë për një zvogëlim të numrit të të punësuarve.

“Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste gjatë muajit shtator të vitit 2022 është 66.1 % nga shfrytëzimi normal”, raportoi Enti në lidhje me Tendencat afariste ne industrinë prodhuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button