Universiteti i Paqes 2014: ftesë për pjesëmarrës nga Maqedonia

Prej 6 deri në 13 korrik 2014 në Kaen, Normandi e Ulët, do të mbahet Universiteti i Paqes i organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe në Kaen. Në këtë ngjarje ndërkombëtare çdo vit takohen rreth pesëdhjetë të rinj nga mbarë bota, të cilët i këmbjenë idetë dhe njohuritë e tyre në shumë diciplina që kanë të bëjnë me paqen dhe të drejtat e njeriut. Mësimi dhe ligjëratat mbahen në gjuhën frënge.

Edicioni i sivjemë i Universitetit të paqes fokusohet në temën “Të luftojmë për liri”, e inspiruar nga ngjarja komemorative – Shtatëdhjetë vjetori i zbarkimit në Normandi. Duke iu falënderuar bashkëpunimit të decentralizuar ndërmjet Normandisë së Ulëte dhe Republikës së Maqedonisë, dhe Ambasadës franceze në Shkup, të rinjve nga Maqedonia u ofrohet mundësia e shkëlqyer të marrin pjesë në këtë universitet.

Rregullat për pjesëmarrje 
Që të marrin pjesë në këtë ngjarje, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

– të jenë shtetas të Maqedonisë*
– të jenë në moshë mbi 20 vjeçare,
– të jenë frankofonë,
– të kenë të kryer së paku 3 vjet nga studimet universitare në këtë diciplina: drejtësi, shkencat sociale, shkencat politike, histori, gjeografi ose gjuhë frënge (letërsi ose përkthim dhe interpretim).
– të jenë të rinj që interesohen për temën e propozuar nga Universiteti i paqes dhe të jenë të motivuar ta vlerësojnë përvojën e fituar gjatë kësaj ngjarjeje nëpërmjet angazhimit qytetar, akademik ose profesional. 

Për më shumë informata lexoni në këtë link

Lajme të ngjashme

Back to top button