Postimi manipulon me fotografi, duke pretenduar se tregojnë vuajtjet e “fëmijëve rusë nga Donbasi”

Në njërën prej fotografive nuk bëhet fjalë fare për fëmijë nga Donbasi, por nga Iraku, me emrin Muhamed Adman, i cili ka pësuar nga copëzat. Një fotografi tjetër u keqpërdor për të përhapur manipulime në vitin 2015 dhe u hodh poshtë nga faqja e kontrollit të fakteve Stop Fake. Fotoja e tretë, shkruan CNN, është bërë nga fotografi italian Endi Roçelli në vitin 2014 gjatë konfliktit ukrainas-rus në Donbas, dhe tregon fëmijët jetimë në Slavjansk të Ukrainës, të cilët kërkuan strehim në bodrumin e një strehimore, shkruan Vërtetëmatësi.

Po analizojmë një postim në Facebook, i cili duke komentuar luftën në Ukrainë, manipulon publikun duke shpërndarë foto të fëmijëve që pretendon se janë “fëmijë rusë nga Donbasi”, të fotografuar në tetë vitet e fundit. Postimi aludon për agresionin e pretenduar që Ukraina po kryen kundër popullsisë ruse në Donbas. Kontrolli ynë zbuloi se pretendimet në postim janë të rreme dhe manipuluese.

Në postimin në Facebook thuhet:

“Krejt epilog tjetër kanë gjërat kur në vend të 3 gjeneralëve dhe Moskës vendos vetëm një gjeneral, i cili njëkohësisht i ka duart e lira për të mbrojtur territorin rus. Për foton e parë me deklaratën e Zelenskit, le të mos ketë frikë nga shkatërrimi i tyre, sepse sido që të jetë, ukrainasit dhe NATO-ja do të arrijnë në Kremlin. Videoja e parë është nga BBC, dhe videoja e dytë është se si filloi dita për sorospiët dhe veriorët ukrainas. Ndërsa u zgjat ende atyre. Kurse 3 fotot e fundit që të mos ngatërroheni, janë fëmijë rusë në Donbas, 8 vitet e kaluar”, thuhet në postimin që po e recensojmë.

Nëse i kërkoni në Google fotot për të cilat pretendohet se tregojnë “fëmijët rusë nga Donbasi”, do të gjeni histori krejtësisht të ndryshme rreth tyre.

Në foton e parë nuk bëhet fjalë fare për një fëmijë nga Donbasi, por nga Iraku, me emrin Muhamed Adman, i cili ka pësuar nga copëzat.

Fotografia është shumë më e vjetër dhe në motorin e kërkimit “Tin Aj” mund të gjeni përshkrime me të nga viti 2008, 2009 dhe 2013. Fotografia në të gjithë artikujt që mundëm të gjenim në Google lidhet me Irakun, jo me Donbasin, siç sugjeron postimi që po shqyrtojmë.

Fotoja me fëmijën e dytë është keqpërdorur për të përhapur manipulime që në vitin 2015 dhe të njëjtat janë demaskuar nga faqja e kontrollit të fakteve Stop Fake.

Foto: Printscreen, www.stopfake.org

Në mesin e shtatorit të të njëjtit vit, rrjetet sociale filluan të përhapin në mënyrë aktive një foto të inskenuar të një djali që ecte në mes të ndërtesave të granatuara. Në postim pretendohet se djali ishte nga Donetsku dhe po kërkonte nënën e tij midis mbetjeve të ndërtesës, të shkatërruar nga bombardimet e ushtrisë ukrainase.

Madje, fotografia u publikua në faqen e internetit të kanalit televiziv rus RenTV më 17 shtator, me të njëjtin arsyetim – se është një djalë që kërkon nënën e tij mes rrënojave.

Por, kjo nuk është e vërteta e plotë.

“Fotoja është nga videoklipi “Angel: këngë për fëmijët e Donbasit” (00:51), ndërsa djali i vogël është një nga aktorët pjesëmarrës në performancën plotësisht të planifikuar”shkruan Stop Fake.

Pamjet në fakt tregojnë rrënojat e qytetit Nikishin në rajonin e Donetskut, ku shfaqen një djalë dhe një vajzë duke kërkuar ndihmë.

Videoja u publikua në YouTube më 16 shtator. Regjisori i saj, Dan Levi, shkroi në Facebook më 17 gusht se fëmijët në video janë vëlla dhe motër, se ata kanë prindër dhe se aktualisht jetojnë në një strehimore.

Stop Fake publikoi edhe një video nga 1 shtatori i këtij viti, ku tregon se djali dhe nëna e tij janë mirë, se janë bashkë dhe jetojnë në një strehimore.

Pamja e tretë e postimit që po e recensojmë është e ndarë në dy pjesë, pra në dy foto.

Ajo më lartë, siç raportohet nga Guardian, është bërë në korrik 1941 gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tregon fëmijë rusë të fshehur në një strehimore gjatë sulmeve ajrore në frontin lindor.

Fotoja e poshtme, raporton CNN, është marrë nga fotografi italian Endi Roçelli në vitin 2014 gjatë konfliktit ukrainas-rus në Donbas dhe tregon fëmijët jetimë në Slavjansk të Ukrainës, duke kërkuar strehim në bodrumin e një strehimore. Ishte një nga fotografitë e fundit të realizuara nga fotografi italian Roçelli, i cili u vra gjatë një sulmi me minahedhës. Slavjansk u pushtua nga separatistët pro-rusë për vetëm disa muaj në vitin 2014 dhe që atëherë ka qenë nën kontrollin e autoriteteve ukrainase. Kjo do të thotë se në periudhën nga viti 2014 deri në fillimin e luftës aktuale në Ukrainë më 24 shkurt 2022, nëse qyteti ishte objekt i sulmeve artilerie, ato kryheshin nga separatistët pro-rusë. Ndërsa, pas 24 shkurtit 2022, qyteti ishte padyshim një objektiv i rregullt artilerie i forcave ruse për të thyer rezistencën e mbrojtësve ukrainas dhe për të pushtuar Slavjanskun, së bashku me qendrën rajonale të Kramatorskut aty afër. Por të dy qytetet janë ende nën kontrollin e Ukrainës, dhe rreziku dhe sulmet e artilerisë ndaj tyre tani janë shumë më pak pasi vendet e afërta strategjike, qytetet Izium dhe Liman, nga të cilat erdhën sulmet e artilerisë në Slavjansk, pas kundërofensivës ukrainase në shtator, nuk janë më nën kontrollin e forcave ruse.

Lufta në Donbas, ishte një konflikt i armatosur në rajonin Donbas të Ukrainës, pjesë e luftës më të gjerë ruso-ukrainase. Në mars të vitit 2014, menjëherë pas protestës së lëvizjes Euromajdan dhe Revolucionit pasues të Dinjitetit, filluan protestat nga grupet separatiste pro-ruse, antiqeveritare në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, të quajtura Donbas. Këto demonstrata filluan në të njëjtën kohë me aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe ishin pjesë e protestave më të gjera pro-ruse në të gjithë Ukrainën jugore dhe lindore. Duke shpallur Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut (DPR dhe LPR, respektivisht), grupet separatiste të armatosura të mbështetura nga Rusia kapën ndërtesat qeveritare në të gjithë Donbasin, duke çuar në konflikt të armatosur me forcat ukrainase.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, mund të thuhet se postimi përmban falsifikime dhe manipulime për të mashtruar opinionin. Shumica e fotove nuk tregojnë fëmijë në kontekst ushtarak në Donbas ose “fëmijë rusë në Donbas”. Banorët, dhe kështu fëmijët e Donbasit, janë qytetarë të Ukrainës, të cilët flasin rusisht, si shumë banorë të tjerë në mbarë Ukrainën. Vetëm një fotografi tregon fëmijët që strehohen në një bodrum në Donetsk në 2014. Për shkak të gjithë kësaj, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë.

Original Disklejmer, disclaimer, baner, disinfohub, inhouse/origjinal/brendshëm, origjinal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button