Më 21 tetor do të shfaqet opera e Vinçenco Belinit – “NORMA”

Në skenën e Operës dhe Baletit Nacional më 21 tetor 2022 me fillim në ora 20:00 do të shfaqet një nga operat udhëheqëse të bel-kantos në literature botërore të operës, vepra e shquar e Vinçenco Belinit, “NORMA”, transmeton Portalb.mk.

Opera dhe Baletit Nacional shpjegon se “NORMA” është operë tragjike në dy akte dhe sidomos ndërlidhet me arien-lutje magjike të Normës, “Casta Diva”. Një rrëfim prekës për priftëreshën druide dhe flijimi i saj në emër të dashurisë.

Nën dirigjimin e Ivan Eminoviq, në regji të Renato Bonajuto (Itali), sipas skenografisë dhe kostumografisë së Flavio Arbeti (Itali) dhe koautores së kostumeve Marija Pupuçevska, ndërkaq koncert mjeshtër është Jane Bakevski dhe kor mjeshtër Gjurgjica Daçiq.

Në rolet kryesore do të paraqiten Vesna Gjinovska – Ilkova në rolin e Poliones, Zoran Sotirov në rolin e Adalxhizës, Sandra Mitrovska në rolin e Orovezos, Vlladimir Sazdovski në rolin e Klotildes, Sonja Pendovska Madevska në rolin e Flavios, Dejan Stoev, Fëmijët: Vasilij dhe Stefan Dashiq.

Marrin pjesë edhe kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button