Zgjohu dorëzoi kërkesën për ngritje të procedurës ndaj prokurores Geshkovska

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dorëzoi kërkesë zyrtare deri te Këshilli republikan i prokurorisë për ngritje të procedurës ndaj prokurores së lëndës gjyqësore Monstra.

“ZGJOHU!! konsideron se në fjalën e saj përmbaruese prokurorja i ka shpaluar qëndrimet e saja duke mos u bazuar në fakte dhe prova por vetëm në perceptimet e saja. Prokurorja Geshkovska fjalën e saj përfundimtare e kishte përplot me paragjykime dhe fjalë boshe me çka mendojmë se i ka tejkaluar normat e parapara juridike dhe ka keqpërdor pozitën e saj”, thonë nga Zgjohu.

Ata ftuan këshillin e prokurorëve që urgjentisht ta shqyrton punën e prokurores Geshkovska gjatë tërë këtij procesi të lartpërmendur dhe në rast të konstatimit të parregullsisë ose keqpërdorimit edhe më të vogël, ta shkarkojë të njëjtën dhe të ndërmer të gjitha sanksionet e parapara me dispozitat ligjore.

“Përveq në anomalitë e raportuara gjatë procesit gjyqësor, Kërkesa e Lëvizjes ZGJOHU! bazohet edhe në parregullësitë e evidentuara gjatë fjalës përfundimtare të prokurores Geshkovska, ndaj të cilave kishte reagime të jashtëzakonshme në mediat në gjuhën shqipe dhe ato maqedonase, për arsye se ishin të pabazuara në fakte dhe nxisnin urrejtje midis dy komuniteteve etnike dhe fetare më të mëdha në vend si dhe krijimin e një përshtypjeje të gabuar të fajit në bazë të paramendimeve të prokurores dhe jo në dëshmi”, thonë nga Zgjohu.

“ZGJOHU!! konsideron se në fjalën e saj përmbaruese prokurorja i ka shpaluar qëndrimet e saja duke mos u bazuar në fakte dhe prova por vetëm në perceptimet e saja. Prokurorja Geshkovska fjalën e saj përfundimtare e kishte përplot me paragjykime dhe fjalë boshe me çka mendojmë se i ka tejkaluar normat e parapara juridike dhe ka keqpërdor pozitën e saj”, thonë nga Zgjohu.

Ata ftuan këshillin e prokurorëve që urgjentisht ta shqyrton punën e prokurores Geshkovska gjatë tërë këtij procesi të lartpërmendur dhe në rast të konstatimit të parregullsisë ose keqpërdorimit edhe më të vogël, ta shkarkojë të njëjtën dhe të ndërmer të gjitha sanksionet e parapara me dispozitat ligjore.

“Përveq në anomalitë e raportuara gjatë procesit gjyqësor, Kërkesa e Lëvizjes ZGJOHU! bazohet edhe në parregullësitë e evidentuara gjatë fjalës përfundimtare të prokurores Geshkovska, ndaj të cilave kishte reagime të jashtëzakonshme në mediat në gjuhën shqipe dhe ato maqedonase, për arsye se ishin të pabazuara në fakte dhe nxisnin urrejtje midis dy komuniteteve etnike dhe fetare më të mëdha në vend si dhe krijimin e një përshtypjeje të gabuar të fajit në bazë të paramendimeve të prokurores dhe jo në dëshm”, thonë nga Zgjohu.

Lajme të ngjashme

Back to top button